
Mbarë bota sportive po diskuton triumfin e Lionel Mesit. Ylli argjentinas ngjitet në çatinë e botës për herën e 6-të, duke u bërë futbollisti me më shumë “Topa të Artë” të fituar në historinë e futbollit.
Por në mesin e triumfatorëve burra është edhe një grua. Futbollistja më e mirë në botë është shpallur Megan Rapinoe. 34-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rendit e para duke u bërë kështu fituese e trofeut “Topi i artë” për gra.
Viti i paharrueshëm i Rapinoe u përmbyll në mënyrën më të bukur të mundshme duke e kurorëzuar atë si gruan më të talentuar të këtij sporti, të konsideruar shpesh si mashkullor.
Rapinoe u shndërrua në një yll global gjatë ndeshjeve të saj për Kupën e Botës, ku ka luajtur nën ngjyrat e flamurit amerikan.
Roli i saj nuk është thjeshtë sportiv. Fituesja e “Topit të Artë” ka shfrytëzuar suksesin për të mbrojtur të drejtat e komunitetit LGBTQ si dhe ka folur për pagat e barabarta mes grave dhe burrave.
Ajo gjithashtu mori vëmendje të madhe pasi tha se do të refuzonte të vizitonte Shtëpinë e Bardhë nëse SHBA fitonte kupën e botës, duke iu bashkuar ekipit në revoltën kundër federatës që nuk po garanton paga të barbara.
Megan Rapinoe bëhet kështu e dyta grua në historinë e futbollit që fiton trofeun e rëndësishëm të “Topit të artë”.