Po ti je nga ato vajza që mund të të kenë fotografuar poshtë fustanit? Epo, ndoshta është koha të shkosh në Gjermani. Kjo pasi qeveria gjermane ka miratuar një projektligj te ri, i cili do të dërgojë në burg këdo që fotografon vajzat poshtë fustanit, përkatësisht 2 vite.
Që ky ligj të hyjë në fuqi nevojitet nënshkrimi nga presidenti Frank Walter Steinmeier.
Sipas këtij projektligji ndalohet gjithashtu fotografimi i të plagosurve dhe personave te vrarë pa u miratuar më përpara nga Asambleja e Shtetit. Kjo do të ndalojë gjithashtu postimin e imazheve te tilla në rrjetet sociale.