Të jesh njeri mbetet një nga “detyrat” më të vështira edhe pse brenda llojit ka një tjetër nënndarje rolesh. Më e vështirë se të jesh njeri, mbetet të jesh grua.
Policët në Gjermani kanë pasur një detyrë të “rëndësishme” në vitin 1920. Ata duhet të masnin gjatësinë e fustanin të grave dhe vajzave që ecnin një rrugë. Asokohe, një centimetër më pak mund t’i kushtonte shumë një vajze a gruaje në rrugët e Gjermanisë.

Kontrollorët e rrobave të banjos ishin të zakonshëm në “Venice Beach”, Kalifornia në vitin 1929. Ishte e ndaluar të merrje rreze dielli nëse kostumi i banjos ishte më i hapur seç duhej.
Të shumta kanë qenë rastet kur gratë dhe vajzat amerikane që kanë tentuar të refuzojnë zbatimin e rregullit, janë arrestuar me akuzën e mosbatimit të veshjes së rrobave të duhura të plazhit.