Bota sot e feston ditën Ndërkombëtare të Gruas në mënyra të ndryshme. Shkolla e Feminizmit, një komunitet feminist online ka sugjeruar një mënyrë interesante për të festuar duke publikuar arritjet e grave në shoqëri si rezultat i barazisë gjinore.
Kjo organizatë postoi në internet 21 postera qëllimi i të cilave është të tregojnë arritjet më të mëdha që shoqëritë kanë fituar gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për vendosjen e barazisë.
Ka ende shumë të drejta dhe duhet të luftohet që të arrijmë një barazi të vërtetë midis grave dhe burrave në botë ndaj le të vazhdojmë luftën, – u shpreh shkolla e Feminizmit.
Le të shohim më poshtë 21 posterat.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të votosh.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të studiosh në një shkollë.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të veshësh pantallona.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund ti menaxhosh vetë të ardhurat që fiton.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të punosh aty ku preferon.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të zotërosh një pronë.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të lexosh librin tënd të preferuar.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të divorcohesh nëse dëshiron.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të përdorësh pilula kundër shtatzanisë.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe nuk e humb punën nëse je shtatzanë.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të martohesh me njeriun që ti dëshiron.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të dëshmosh në gjyq për të mbrojtur veten.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të kandidosh në politikë.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të denoncosh dhunën seksuale.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të marrësh një kredi.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të ushtrosh një sport profesional.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të flasësh hapur për menstruacionet.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të abortosh.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të bëhesh pjesë e ushtrisë.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të ushqesh foshnjën tënde me gji në ambiente publike.
- Falendero një feminist/e nëse je grua dhe mund të zgjedhësh të tregosh ose jo trupin tënd.
Përktheu për Bitchmagazine Emi Bibolli