Nigeria ka vënë në jetë ligje të reja. Këtë herë bëhet fjalë për dënimin me vdekje për të gjithë ata që përdhunojnë një fëmijë nën 14 vjeç, ndërsa përdhunuesit e tjerë do t’i nënshtrohen kastrimit.
Guvernatori i Kaduna, Nasir Ahmad el-Rufai tha se dënimet drastike nevojiten për të shtuar mbrojtjen ndaj fëmijëve prej krimeve të rënda.
Ky ndryshim në legjislacion ka ardhur si pasojë e zemeratave publike mbi rritjen e numrit të përdhunimeve mes k kufizimeve të situatës së koronavirusit
Grupet e grave kanë kërkuar veprim më të ashpër kundër përdhunuesve përfshi dhe dënimin me vdekje.
Ligji shtetëror i Kaduna, provinca me popullsinë më të madhe në vend, është më i ashpri në Nigeri.
Vendi ka ndryshuar kodin e tij penal duke caktuar dënimin me 21 vjet burg për përdhunimin e një të rrituri dhe dënim të përjetshëm për përdhunimin e të miturve.
Ndërsa një grua që përdhunon një fëmijë nën moshën 14 vjeç dënohet me heqje kirurgjike të vezoreve
Burimi/Top Channel