Një vox pop në rrugët e Tiranës tregoi edhe një herë sa larg konceptiti të barazisë gjinore jemi ne si shoqëri. Pyetjes se a duhet të lajnë burrat enë, shumë burra e djem kanë përsëritur edhe një herë fjalitë: “Për çfarë e kam marrë gruan unë”, apo “Nëse burri lan enët, nuk quhet më burrë”
Ja cilat kanë qenë disa prej përgjigjeve të qytetarëve dhënë për Abc News:
Qytetari 1- Gratë të shikojnë telenovela, ne të lajmë enët, p*** e s’ëmës
Qytetari 2- Të lajmë edhe brekët dhe të mbarojmë punë
Qytetari 3- Burra tamam, burra për shtëpi, se i rrahin në darkë edhe
Qytetari 4- Vetëm ata s’janë burra, për çfarë i kanë gratë?
Qytetari 5- Gratë thonë se janë seksi i dobët, ne jemi çik më të fortë, mbase durojmë më shumë.
Qytetarja 6- Burrat duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, por duhet të plotësojnë edhe detyrat e tyre; të respektojnë nënën, gruan dhe familjen. Enët i lajnë për figurë ata, por duhet ti lajnë, se njëlloj jemi, barazia gjinore.