Fundjava më është dukur gjithmonë si një arratisje, por me biletë kthimi.
Ndarjet janë shumë konfuze, të sjellin përplasje në mendje. Një njeri dikur I sjellshëm dhe I kuptueshëm që kthehet në një arrogant që nuk jep më as përgjigje pse po largohet. Një njeri që kujdesej gjithmonë a ke ngrënë, a ke ftohtë, në një njeri që kërkon me vendosmëri distancë totale prej teje. Ky keqtrajtim emocional I prerë me thikë shpesh herë kthehet në një marrëdhënie toksike. Këto lloj marrëdhëniesh mbarojnë shumë avash. Ekziston një lloj lidhje e cila të mban të varur nga keqtrajtimi emocional që të bëhët, dhe njëkohësisht je e zhveshur nga armët dhe e pafuqishme të largohesh.
Mua kjo situatë nuk më ndodhi, sepse egoizmi brenda meje është më I fortë se dëshira për dikë. Këtë tipar timin e kam cilësuar gjithmonë si një nga defektet më serioze që kam. Por defekti im më I madh u kthye në armën time më të fortë. Tani ai ishte aty, I gjunjëzuar për vëmëndjen time dhe I dëshpëruar për tu kthyer. Kjo skenë më shijoi shumë, sepse në mëndje kisha diçka më të fortë, një aventurë me një të panjohur. U tregova dhe më e ftohtë për të larguar një herë e përgjithmonë atë njëri që tashmë më kishtë shkaktuar shumë ndjesi, dashurinë, urrejtjen, zhgënjimin dhe harresën. Fillova të ndihem e sigurt në vetvete dhe në hapat që dëshiroja të merrja në jetë.
Ishte fundjavë dhe meritoja më shumë alkool! Këtë mbrëmje I panjohuri im I kaltër nuk ishte më një karrige larg, por ngjitur me mua. Trokitëm gotat dhe ai shkëlqim në sytë e tij u shtua. Një mijë fishekzjarre shpërthyen në atë moment brenda meje!