Fjala është arma më e fuqishme në botë. Ajo ose e “vret” një njeri ose e inspiron atë për të punuar fuqishëm e si asnjëherë më parë. Kompania PPS e Afrikës së Jugut ka lançuar sëfundmi fushatën e titulluar “ Gratë pranojnë “ dhe duket se në fokus të saj qëndron dialogu për stereotipet të cilat gratë i hasin në vendin e tyre të punës.
Qëllimi i kësaj fushate është të ndryshojë etiketat që shfuqizojnë gratë duke i riformuluar ato e duke i fuqizuar këto të fundit nëpërmjet stilit të tyre të vërtetë dhe provokues. PPS shprehet se gratë nuk trajtohen njësoj si burrat në punë pasi ato shihen si gra dhe jo si profesioniste, pavarësisht kualifikimit të tyre.
Ayanda Seboni, anëtare e Bordit Ekzekutiv të kompanisë tregon se PPS është një pasionante e zjarrtë pas grave dhe suksesit që ato kanë në mbarë botën. Kompania shpreson se nëpërmjet kësaj fushate do të inkurajojë gratë që të thyejnë akullin duke krijuar një komunitet profesionistesh të cilat do të mund të përfitojnë nga suksesi i njëra-tjetrës pavarësisht gjinisë së tyre. Më poshtë disa nga posterat e fuqishëm të kësaj fushate:





Përshtati në shqip Emi Bibolli