Si të duash veten dhe të tjerët të të duan ty

77

Je duke u rritur, përreth teje çdo gjë po ndryshon, familja, miqësia, lidhja e dashurisë? Merr frymë thellë dhe ngadalë përsërite disa herë. Lëri mendimet mënjanë për të tjerët, fokusohu tek rrahjet e zemrës, tek impulsuset e kokës e tënde dhe ndjeji sesi rreh trupi yt, këto janë reagime fizike por edhe emocionale, jepi rëndësi kohës që po kalon duke dëgjuar dhe qëndruar me veten edhe pse për disa minuta. Kjo vlen pasi  ti je duke u marrë me veten, po ndjen se çfarë po i ndodh trupit dhe ashtu me kërshirë kurioziteti po rikthen vetëdijen stabilitetin që i nevojitet psikikës tënde.

Një hap tjetër është kujdesi ndaj vetes, estetikisht, kjo nuk kërkon kohë luksi (ekstra) por bëhet fjalë për rutinën e pastërtisë dhe bukurisë. Ky kurim të shërben për të njohur jo vetëm lëkurën apo llojet e makiazhit, por tek qëndron me veten dhe monologon për ato pak caste që ti ndan me pasqyrën, çehrja që të sjell siguri tek vetja, vlerësimin që merr nga të tjerët.

Unë si Psikologe përpiqem të sjell atë stil jetese që duhet të bëni, standartet kanë ndryshuar, por edhe streset janë shtuar, punët e shtëpisë nuk i ka nxjerrë fundin askush, rritja e fëmijës është një proces që nuk duhet të harroni veten, bashkëshorti kërkon kohën e tij që të ndani me të, ndaj dhe ju jepini punë e përgjegjesi për t’u marrë me familjen, që të kuroni shpirtin dhe pamjen. Një femër e dashuruar me veten është ajo që dashuron jetën, njeh potecialin e saj, do dhe ti të jesh e tillë për veten tënde. Unë besoj fort se po.

Së pari, gëzoju shëndetit fizik e mendor.

Bëhu i/e miri/a vetes, duke u arsimuar.

Ndiq pasionet dhe besoji fort për t’i realizuar.

Hiq dorë nga ҫdo gjë që të krijon varësi që i bën keq shëndetit,familjes,shoqërisë.

Për t’u kujdesur për veten është një mision që na mësohet që në fëmijëri, por me fat janë ato që e kanë pasur mundësinë por edhe ata që e kanë kuptuar realisht rëndësinë e saj.

Më besoni sesa të vështirë e kam të jap këshilla që t’ju vijnë afër stilit dhe mëndësisë suaj të jetesës. Duke dashur që çdo gjë që them t’a praktikoni. Jepni shpirtin ashtu siҫ jap unë dijen anën profesionale, vetëm kështu do të mund të realizojmë këto që them.

Të duash veten është kujdesi, koha, që t’i jep vetes, prioriteti i nevojave të tua, kështu zhvillon tek vetja siguri dhe besim, një pushtet që fillon të posedosh sa herë që investon për veten, gjithashtu ka të bëjë shëmbujt që ndjek për të përmirësuar vet-besimin. Të pasurosh veten është të japësh shkëlqimin e asaj që përvetëson. Që të marrësh konfirmim të asaj që bën për veten dhe të tjerët, është të bësh mirë.

Thuaji vetes këto; Unë e dua veten, sepse meritoj të marr frymë, të jap frymë. Forca ime qëndron tek kurimi që i bëj unë vetes për të mbërritur tek ty familja ime,motra,vëllai,bashkëshorti/ia im/e.

Kurimi kërkon vazhdimësi, edhe unë e gjej atë tek rutina e përditshmërisë sime, duke kaluar kohë mjaftueshëm për veten ecje nga liqeni, një caj të ngrohtë, kaloj kohë duke përqafuar dhe folur me fëmijët e mi, duke ndarë bisedë me bashkëshortin dhe shtrëngim duarsh, si dhe kohë për punën që bëj dhe atë që ndaj me ju në këshillangapsikologia.Unë po investoj ndaj dhe të tjerët më duan dhe më vlerësojnë, kjo gjë do ju ndodh dhe ju nëse respektoni kohën tuaj, pasi do krijoni besim dhe siguri për të tjerët.

Manjola Baҫi Këshilluese në marrëdhënie në çift.