Shmang shtatzaninë, pilula e re për burrat rezulton të funksionojë dhe nuk paraqet asnjë rrezik

27

Pilula e re e cila është krijuar posaçërisht për burrat, u ofron atyre mundësinë për të kryer marrëdhënie intime me partneret pa u shqetësuar se mund t’i lejnë ato shtatzëna.

Pilula e quajtur DMAU (dimethandrolone undecanoate) duhet të merret vetëm një herë në ditë dhe ka aftësinë të ulë nivelin e testosteroneve dhe hormoneve që shërbejnë për prodhimin e spermës.

Kjo pilulë u testua në 83 burra të cilët u përkisnin moshave të ndryshme nga 18 deri 50 vjet, në Universitetin e Siatëllit në Uashington. Burrat e përdorën këtë pilulë qetësuese dhe të padëmshme për 28 ditë. Pas përdorimit, studiuesit testuan gjakun e tyre ditën e parë dhe ditën e fundit të studimit.

Dozat e marra nga burrat ishin të ndryshme deri tek doza më e lartë 400 miligram. Rezultatet treguan se niveli i testosteroneve dhe dy hormonet e tjera pothuajse ishin eliminuar. Sipas mjekes Stephanie Page e cila ishte dhe studiuesja kryesore e këtij studimi, rezulton se gjatë studimeve afatgjata, efektiviteti i këtij kontraceptivi mashkullor ishte i qëndrueshëm.

Gjatë këtij studimi nuk pati asnjë pezmatim në mëlçi siç ka ndodhur zakonisht nga përdorimi i kontraceptivëve oralë. Efekti i vetëm anësor i shkaktuar nga kjo pilulë ishtë një shtim i lehtë peshe dhe disa akne.

Rezultatet u paraqitën në 2018, në kompaninë farmaceutike Irlandeze ENDO. Mjekja Page u shpreh se pilula DMAU ishte një hap i madh për zhvillimin e tabletës mashkullore dhe se rezultatet ishin vërtet premtuese. Studimet afatgjata vazhdojnë ende për të arritur në konkluzionin nëse DMAU i jep fund prodhimit të spermës po të përdoret çdo ditë.

Më tepër se 100 milion gra në mbarë botën përdorin kontraceptivë, por tashmë po vjen tableta e re për burrat.