“Një dhunues në rrugën tënde”, kënga feministe që po pushton botën

64

E drejta mund të kërkohet e fitohet edhe përmes këngës. Kënga protestuese feministe e Kilit po pushton botën. Kënga e quajtur “Un Violador En Tu Camino” (një dhunues në rrugën tënde”, u krijua nga Las Tesis, grupi feminist i Kilit.

Qëllimi i aktivisteve është që të sjellin teoritë feministe në turma të mëdha njerëzish. Kënga e bazuar në tekstin e atropologes feministe Rita Segado po bëhet virale në të gjithë botën.

Kënga e fuqishme u performua me 20 nëntor 2019, në kryeqytetin e Kilit, Santiago. U deshën vetëm dy javë që himni feminist i njohur edhe me titullin “the rapist is you” ( dhunusi je ti) të përhapet në disa shtete.

Pas Kilit himni feminist u këndua edhe në rrugët e Meksikës, Kosta Rikës, Kolumbisë, Argjentinës, Kanadasë, Australisë, por edhe në Europë, si Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Teksti i këngës është përkthyer edhe në gjuhën e shenjave në mënyrë që mesazhi i saj të marrë shtrirje më të gjerë.