NEWBORN – Një dedikim për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

14

Fjalitë që tregojnë përjetimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, janë pasqyruar në obeliskun e pavarësisë së Kosovës në këtë 12-vjetor të pavarësisë së saj. “Luftërat e pafundme sjellin shtypje, dhunë e neglizhencë ”, është motoja e obeliskut NEWBORN që ketë vit u dedikohet viktimave të dhunës seksuale në Kosovë dhe gjithë botën.

Në çdo shkronjë kishte një mbishkrim që ishte shkruar nga të dhunuarat seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani premtoi se zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale do të dëgjohet përgjithmonë.

“Jo vetëm ky organizim, dedikim i sotëm do të jetë zëri ynë në institucione por i gjithë zëri i qytetarëve të Kosovës për të luftuar stigmën është i nevojshëm në mënyrë që t’i nderojmë sakrificën të cilën e kanë përjetuar gratë dhe burrat në Kosovë”.“Sot kur i shikojmë këto citime drejtpërdrejta nga gratë e dhunuara gjatë luftës, ku njëra prej tyre më bëri përshtypje ku thotë ‘dua që plaga ime të ketë zë’. Dëshiroj që të zotohemi që ajo plagë të ketë zë sot e përgjithmonë”, ka thënë Osmani.

 

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se këtë vit monumenti ‘NewBorn’ i dedikohet një kategorie mjaftë e veçantë, siç janë të mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Këtë vit monumenti ‘NewBorn’ i dedikohet një kategorie shume të veçantë dhe shumw të ndjeshme, të mbijetuarave të dhunës seksuale, jo vetëm në Kosovë por mbarë botës”.

“Në këto shkronja ndërthuren rrëfime e mbijetuarave të dhunës seksuale dhe përmes këtij ilustrimi dua ta falënderoj Fisnik Ismailin dhe mendojmë që shoqëria kosovare të ndalet se paragjykuari dhe t’i anashkaloj gjitha ato zëra, klithma e vuajtje që i kanë mbijetuar gjatë luftës”, tha ajo.