E pabesueshme, futbollistja skoceze kthen në vend kupën e gjurit dhe vazhdon lojën

158

Ylli i skuadrës Skoceze pësoi një zhvendosje të kupës së gjurit ditën e dielë në 16 shkurt. O’Toole e rregulloi këtë zhvendosje horror duke përdorur grushtin e saj. Pas kësaj futbollistja u rikthye në lojë.

Videoja u postua në YouTube nga profili zyrtar i klubit të futbollit ‘Inverness’ shoqëruar dhe me një paralajmërim për shikuesit se postimi përmban pamje shqetësuese. Në video dallohet qartë momenti kur futbollistja rrëzohet dhe kupa e gjurit i del nga vendi. Madje në atë çast O’Toole fillon ta godasë kupën me grusht për ta kthyer në gjëndjen e mëparshme.

Pas përplasjes me njërën prej futbollisteve, Jane rrëzohet dhe afër saj mblidhen si futbollistet e skuadrës rivale edhe ato të skuadrës ku ajo bën pjesë, për ta ngushëlluar.

Zëdhënësja e skuadrës St Mirren u shpreh se kapitenia e tyre është kockë e fortë dhe për ta kuptuar këtë mjafton të shohësh si e menaxhoi incidentin e ndodhur. Një grua e mirë nuk mund të mposhtet, ndaj Jane u çua dhe luajti plot 90 minuta.

Edhe futbollistet e skuadrës kundërshtare postuan në rrjetet sociale: “Respekt për Jane O’Toole e cila nuk e braktisi ndeshjen edhe pas dëmtimit të marrë në gju. Ajo arriti të vendoste kupën në vend duke u rikthyer menjëherë në fushë për të drejtuar skuadrën e vet deri në përfundim të ndeshjes.

Përktheu: Emi Bibolli