Barazia nuk mjafton!

98

Barazia nuk mjafton!

Imagjinoni këtë situatë: Një klasë plot me nxënës që po bëhen gati për detyrën. Krejt papritur, njëri prej tyre thërret: Kjo nuk është e drejtë! Pse ata duhet ti dëgjojnë instruksionet në kufje. Dua edhe unë ti dëgjoj! Kjo gjë ndodh shumë më shpesh se sa mund ta imagjinonit. Jo sepse mësuesit janë krijesa të padrejta, por sepse nxënësit kanë kuptuar “drejtësinë” si thjesht trajtim I barabartë.
Besoj jeni të vetëdijshëm për mendësinë e drejtësisë: “Unë marr dy biskota, edhe ti dy”. Ose “Unë do luaj me topin për 20 minuta, pastaj luaj ti për 20 minuta”. Të tjerë kanë nisur të vënë në pikëpyetje idenë “Të ndash do të thotë të kujdesesh” dhe pritshmëritë tepër të thjeshta që ne kemi për atë ccka është e drejtë.
Sepse ka diccka që s’duhet të harrojmë: Të trajtosh të gjithë njësoj, në fakt nuk është e drejtë. Ajo ccka bën trajtimi I barabartë është se zhduk ndryshimet mes nesh dhe promovon privilegjet. Mëposhtë po ju tregoj dy mësime të rëndësishme që kam marrë pikërisht nga përvoja si mësuese e shkollës së mesme.

1. Kur të gjithë janë të ndryshëm, drejtësia dhe suksesi ndryshojnë gjithashtu
Një bisedë e rëndësishme që bëj me nxënësit e mi është ajo rreth idesë së paanësisë kundrejt barazisë. Ccfarë kuptimi kanë vërtetë “drejtësia” dhe “suksesi” kur ne e dimë se të gjithë janë të ndryshëm? Paanësia dhe barazia janë dy strategji që mund të përdorim në përpjekjen për të prodhuar drejtësi. Paanësia i jep gjithësecilit atë që kanë nevojë për të qënë të suksesshëm. Barazia i trajton të gjithë njësoj.
Barazia ka për qëllim të promovojë drejtësinë, por mund të funksionojë vetëm nëse të gjithë ia nisin nga I njëjti vend dhe kanë nevojë për të njëjtën ndihmë. Paanësia duket e padrejtë, por e zhvendos gjithësecilin më pranë suksesit duke “rniveluar fushën e lojës”.
Por jo të gjithë ia nisin nga i njëjti vend dhe jo ccdokush ka të njëjtat nevoja. Klasat përshembull janë të përbëra nga nxënës të ndryshëm. Kjo do të thotë se ccdo nxënës hyn në klasë me mënyra të ndryshme të mësuari (pamore, dëgjimore apo të prekjes). Nxënësit visual dhe ata dëgjimorë e procesojnë informacionin në mënyra të ndryshme ndaj dhe kanë nevoja të ndryshme. Nëse mësuesi jep gjithë kohës leksione duke folur, nxënësit dëgjimorë kanë më shumë avantazhe.
Pra nuk ka rëndësi nëse ai nxënësi I zemëruar, për të cilin ju fola në fillim, dëshiron të dëgjojë në kufje përpara se të bëjë detyrën. Ajo që ka rëndësi, është nëse ai nxënës ka nevojë të dëgjojë udhëzimet në mënyrë që të përfundojë detyrën apo jo. Duke qënë se ccdokush është i ndryshëm dhe ne I përqafojmë këto ndryshime si unike, atëherë na duhet të ripërcaktojmë pritshmëritë tona bazë për drejtësinë dhe suksesin në bazë të këtyre ndryshimeve individuale.
Në botën reale, kjo do të thotë se disa njerëz do të kenë nevojë për një përkthyes kur flasin me një agjenci qeveritare ndërsa të tjerë jo. Dhe nuk është e drejtë që tu ofrojmë një përkthyes të spanjishtes meqënëse është gjitha që flasin pjesa më e madhe e njerëzve. Një përkthyes I spanjishtes nuk do të lejojnë një Korean të kishte të njëjtat mundësi. Ky pra do të ishte privilegj.
Privilegj është kur ne marrim vendime nga të cilat përfitojnë mjaft njerëz, por jo të gjithë. Privilegji lejohet të vazhdojë kur ne e shoqërojmë me veprime të barazisë. Nga jashtë, ccdo gjë duket e drejtë, sepse kush mund të kundërshtojë trajtimin e barabartë? Por kur heqim mbulesën e barazisë, shohim se nuk janë plotësuar nevojat e gjithësecilit. Merrni gjinitë si shembull.
Drejtësia mes gjinive nuk do të thotë se të gjithë duhet të bëhen njëlloj. Objektivi final nuk është që gratë e burrat të arrijnë në një gjendje krejtësisht pa gjini. Por do të thotë që burrave dhe grave tu jepen të njëjtat mundësi për të patur sukses, pavarësisht ndryshimeve mes tyre.
Na duhet ti pranojmë ndryshimet tona si unike, sesa të kërkojmë për një përcaktim të vetëm të “suksesit”. Sepse duke bërë kështu, fshijmë ndryshimet mes nesh. Por ndryshimet nuk janë pengesat.

2. Ne duhet të angazhohemi në praktika të paanshme

Të rregullosh pengesat sistematike (në vend që të regullosh ndryshimet individuale) na kërkon të paramendojmë, por gjithë puna shpërblehet. Nëse nuk I vëmë fajin ndryshimeve, atëherë duhet të shohim pengesat. A do ta vlerësonim suksesin e një peshku nga aftësia për tu ngjitur në një pemë? Kurrësesi jo. Në fakt, Albert Ajnshtajn dikur pretendonte se “Ccdokush është gjeni, por nëse gjykon një peshk nga aftësia për tu ngjitur në pemë, ai do të jetojë gjithë jetën duke besuar se është budalla”.
Atëherë pse këmbëngulim që ti bëjmë të njëjtin provim në të njëjtin format një klase me nxënës të ndryshëm? Si mësuese, kjo do të thotë që duhet të rishqyrtoj sistemin e klasës time në mënyrë që ti lejoj të gjithë nxënësve të kenë sukses. Sistemi im duhet të ndryshojë. Po, unë duhet të mendoj për secilin prej nxënësve, sepse klasa ime duhet të ndihmojë ccdo nxënës që të mësojë.
Ky quhet “mësim i diferencuar” në klasë dhe kjo gjë na duhet edhe në botën reale. Duhet të njohim nevojat e individëve dhe të ndryshojmë veprimet tona që të përputhen me ato nevoja.
Privilegji është vërtet diccka e komplikuar. Ndërsa unë ndihem komode me makinën time, fqinji im që nget biccikletën thotë se rrugët janë bërë për makinat. Për një cciklist, rrugët janë të rrezikshme, edhe pse jo në mënyrë të qëllimshme. Thjesht rregullat e trafikut dhe sistemi rrugor nuk është krijuar që makinat dhe biccikletat të bashkëjetojnë paqësisht. Makinat dhe biccikletat janë të ndryshme. Dhe e vërteta është se e gjithë infrastruktura rrugore privilegjon më shumë automjetet.
Ndaj sistemi ka të meta kur nuk plotëson nevojat e gjithësecilit. A mund ta ndryshojmë të gjithë sistemin? Rrallë. Por ajo që mund të bëjmë është të advokojmë për praktika të paanshme në mënyrë që të promovojmë drejtësi. Dhe kjo kërkon punë ekstra.
Hidhini një sy vizatimit të famshëm lidhur me paanshmërinë dhe barazinë. Secili prej fëmijëve ka gjatësi të ndryshme. Ne nuk mund ta ndryshojmë atë. Në mënyrë që të sigurojmë që secili prej tyre ta shohë ndeshjen, mund ti japim nga një kuti për të qëndruar. Por nuk mund të sjellim kuti me përmasa të njëjta. Kjo do të ishte barazi, por barazia nuk sjell gjithmonë drejtësi. Na duhet pak më shumë përpjekje për ti dhënë sejcilit atë për të cilën ka nevojë.

***
Hapi i parë drejt drejtësisë është të pranojmë ndryshimet mes nesh. Sicc thotë dhe Audre Lorde “Nuk janë ndryshimet tona që na ndajnë. Është paaftësia jonë për ti njohur, pranuar dhe për ti shpallur këto ndryshime”

Nga Amy Sun
Everyday Feminism