Arrestohet vetëm se i kërkoi burrit që ta ndihmonte me punët e shtëpisë

64

Valerie Sanders është një grua 58 vjeçare nga Catterick, North Yorkshire e cila u arrestua dhe u akuzua për sjellje imponuese pasi i kërkoi burrit të saj bodybuilder që ta ndihmonte pak më shumë në shtëpi.

Gruaja pretendon se ajo vetëm e pyeti burrin e saj 58 vjeçar Michael që të braktiste disa seanca në palestër dhe të pastronte e të rregullonte dyert e oborrit të shtëpisë. Kështu ajo jo vetëm që kaloi 17 orë në burg por u përball dhe me akuzën për sjellje imponuese.

Vendimi u mor pa shkuar fare në gjyq dhe gruaja u shpreh për revistën amerikane “The Sun” se ishte trajtuar si një kriminele vetëm sepse i kërkoi ndihmë burrit të saj. Ajo tregoi edhe se burri i saj kalonte gjithë kohën në palestër dhe në shtëpi e vetmja punë që bënte ishte larja e makinës së tij.

Valerie i linte shënime burrit të saj për të pastruar shtëpinë derisa Prillin e shkuar u shfaqën në derën e shtëpisë së tyre 4 fugonë policie dhe e akuzuan atë si një grua që kishte qëne imponuese ndaj burrit.

Bashkëshorti i Valerie, Michael Sanders

Një sjellje imponuese është një zinxhir sjelljesh të njëjta që të shkaktojnë frikë, të bëjnë të ndihesh e izoluar, e kontrolluar dhe asnjëherë e pavarur. Kjo çështje u mbyll pak minuta më parë se të fillonte gjyqi. Gruaja përjetoi ferrin për 14 muaj dhe beson se është diçka e ekzagjeruar të përfundosh në gjykatë për një rast të tillë.

“Michael është i fiksuar pas palestrës, ai konsumonte 5 deri ne 6 vakte ushqimore gjatë ditës dhe nuk dilnim kurrë bashkë për të ngrënë diçka jashtë. Ai filloi garat, e madje filloi të merrte dhe viagra”. 

Ndërkohë burri i saj shprehet se nuk është i sigurt a do të përfundojnë në gjykatë për këtë çështje por kjo nuk i takon atij. Sipas tij, sjelljet e bashkëshortes së tij janë imponuese dhe se ajo e kontrollonte vazhdimisht. Çifti u martua në vitin 2014, dy vite pasi u njohën në rrjetet sociale.

The Sun/Përshtati në shqip Emi Bibolli