“Shtëpia është punë për 2”, në Spanjë djemtë mësojnë të qepin e hekurosin

240

Të hekurosësh, të qepësh apo të gatuash janë disa njohuri bazë që shumica prej nesh i mëson në ship. Por ndryshon puna kur një shkollë vendos tua mësojë këto nxënësve në një orë mësimi shtesë, në mënyrë që nxënësit, vvecanërisht djemtë të edukohen me vlerat e barazisë gjinore dhe të thyejnë stigmën që ekziston ndaj të tilla punëve. Këtë të paktën po përpiqet të bëjë Shkolla “Montecastelo” në Spanjë ku nxënësit mësojnë se si të gatuajnë, hekurosin, pastrojnë apo edhe qepin nën slloganin: “Barazia mësohet përmes veprimeve”. Ishte viti i kaluar kur kjo shkollë në qytetin Vigo njoftoi se do të përfshinte mësimet e ekonomisë shtëpiake mes lëndëvë shkollore. Gjatë këtyre orëve, nxënësit do të mësonin se si të gatuajnë, qepin, hekurosin mes mësimeve të tjera si elektriçist, marangoz apo hidraulik.

Gabriel Bravo, koordinatori i shkollës tha në një intervistë për “Bright Side” se iu duk shumë e dobishme për nxënësit të cilët në të ardhmen do të krijojnë familje dhe duhet ta kuptojnë se një kujdesi për shtëpinë është punë e 2 njerëzve dhe jo vetëm e gruas. “Nuk i takon vetëm gruas të pastrojë, të lajë enët apo të hekurosë. Kjo do ti lejojë këta djem të kuptojnë dhe mësojnë se si të kujdesen për shtëpinë”. Ideja erdhi kur administrata e shkollës po kërkonte për mënyra se si të promovonte barazinë gjinore mes nxënësve. Projekti iu komunikua më pas prindërve dhe studentëve. Shumica e prindërve e pranuan idenë ndërsa disa prej nxënësve u ndjenë në vështirësi. “Për disa prej tyre ishte hera e parë që mbanin një hekur për hekurosje në dorë. Ishte argëtuese dhe edukative në të njëjtën kohë. Ne mbetëm të suprizuar ndërsa prindërit shumë të kënaqur”-tha Bravo.