Për herë të parë pas 40 vitesh, gratë iraniane lejohen të hyjnë në stadium

15
Gra tifoze gjatë një ndeshje të ekipit kombëtar me Kamboxhian në stadiumin Azadi. (AP Photo/Vahid Salemi)

Tifozet Iraniane të futbollit hynë të enjten në stadiumin kombëtar për herë të parë pas 40 vitesh për të parë ndeshjen e skuadrës së tyre me Kamboxhian në Tehran.

Ndalimi që u bëhej këtyre grave për të shkuar në stadium nuk është i shkruar në asnjë ligj por hyri në fuqi menjëherë pas Revolucionit Islamik në vitin 1979.

Presioni i vazhdueshëm nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe Konfederata Botërore e futbollit FIFA bëri të mundur që Irani të lejonte gratë të hynin në stadium.

  • Ky është një hap shumë pozitiv dhe FIFA, por veçanërisht gratë Iraniane mezi e kemi pritur këtë moment. Ndaj, FIFA tani i ka sytë më shumë se kurrë drejt një të ardhmeje ku të gjitha vajzat dhe gratë Iraniane mund të shohin ndeshjet e futbollit pa asnjë lloj pengese dhe në një mjedis të sigurtë. Pasioni, gëzimi dhe entusiazmi që ato kanë shfaqur sot na inkurajojnë edhe më shumë që të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Historia na mëson se progresi vjen nëpërmjet disa fazave dhe ky është veç fillimi i rrugëtimit tonë.

  Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino 

Por organizata e e të drejtave të njeriut HRW u shpreh se kuota shumë e ulët prej 5 % e pjesëmarrjes në stadium të grave Iraniane shkel kushtetutën, statutin dhe politikat e të drejtave të njeriut. Kjo është diçka diskriminuese, e rrezikshme dhe është gjithashtu edhe një mashtrim nga FIFA.

Nga ana tjetër, FIFA u shpreh për kanalin Amerikan CNN se qëndrimi i Konfederatës për pjesëmarrjen e grave në stadiumet e Iranit ka qënë i qartë dhe i prerë.

  • Gratë duhet të lejohen gjithnjë e më shumë të futen në stadiumet e Iranit. Pra, në të gjitha ndeshjet e futbollit. Ne jemi duke punuar në mënyrë që gjithçka të jetë e sigurtë për gratë Iraniane të cilat do të shohin në stadium ndeshjen kualifikuese midis Iranit dhe Kamboxhias për Kupën e Botës. Riafirmojmë se numri i grave në stadium përcaktohet nga kërkesa për bileta dhe këtu nuk po imponohet asnjë kufizim arbitrar nga ne. Do të japim detajë për hapat e mëtejshëm që do të merren për prezencën e grave Iraniane në stadium pasi Delegacioni i FIFA-s të ketë vezhguar ndeshjen e së enjtes në kryeqytetin e Tehranit.

Federata Iraniane e futbollit nuk dha asnjë koment për këtë çështje. Të enjten përdoruesit iranianë të rrjetit social Twitter filluan të përdornin hashtagun #WakeUpFIFA (#ZgjohuFIFA) duke i bërë kështu thirrje Konfederatës Botërore të futbollit që të lejojë më shumë gra të shohin ndeshjen kualifikuese kundër Kamboxhias.

Përshtati në shqip Emi Bibolli