“Pa menstruacione, punojnë më shumë”, mijëra grave në Indi u hiqet mitra

232

Nënkontinenti Indian tregon edhe njëherë kontradiktat e tij më mizore të trupit dhe fatit të një gruaje. Rrjeti transmetues Britanik BBC  denoncoi nëpërmjet një artikulli në 5 korrik të vitit të shkuar fenomenin e heqjes së mitrës në Indi. Menstruacionet në shumë zona të Indisë janë ende një tabu e vërtetë.

Gratë të cilat punojnë në plantacionet e kallamave të sheqerit nuk duhet të humbin asnjë ditë pune, gjë kjo e cila është e vështirë sepse menstruacionet e tyre bëhen shkak që këto gra të mos punojnë siç duhet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur, ose të hiqet mitra ose të largohesh nga puna.

Lajmi i parë për këtë fenomen u paraqit nga media Indiane ku mijëra gra në shtetin perëndimor të Maharashtra-s u nënshtroheshin operacioneve kirurgjikale për të hequr mitrën. Ato e kanë bërë këtë gjë në mënyrë që të mund të punojnë ende në plantacionet e kallamave të sheqerit.

India konsiderohet si vendi ku numri i grave që kanë hequr mitrën është më i larti, edhe pse tashmë qeveria ka vendosur ligje dhe rregulla të rrepta për të ndaluar këtë fenomen.

Çdo vit, mijëra familje nga distriktet Beed, Osmanabad, Sangli dhe Solapur migrojnë në vendet perëndimore të quajtura ndryshe si “brezi i sheqerit”  dhe punojnë për 6 muaj në plantacione. Aty gjendesh në mëshirën e punëdhënësve të cilët përdorin çdo mundësi për të të shfrytëzuar. Në fillim, ata ngurrojnë të punësojnë gra sepse prerja e kallamit të sheqerit është një punë e vështirë dhe gjatë periudhës së menstruacioneve ato mund të mungojnë në punë një ditë ose dy. Nëse mungojnë një ditë në punë ato duhet më pas të paguajnë një gjobë.

Në disa vende të tjera si përshembull, në Pakistan apo Bangladesh ekziston ende tradita indiane e abortit. Nëse vajzat linden mund të vriten ose lihen të vdesin, nëse jetojnë bien në rrjetën e prostitucionit, mund të përfundojnë të përdhunuara, të rrëmbyera ose të vrara. Një lajm tjetër u paraqit përsëri nga BBC, dhe bën fjalë për gratë punëtore të cilat drogohen gjithmonë për të evituar problemet apo dhimbjet që shkaktohen nga menstruacionet.

Fondacioni Thomson Reuters duke u bazuar në intervistat e 100 grave vuri në dukje se këto drogëra të perdorura pa rekomandim mjekësor, kryesisht nga familjet e varfra u japin atyre mundësinë për të mos humbur një ditë të vetme në punë për shkak të dhimbjeve menstruale. 100 gratë e intervistuara u shprehën se kishin përdorur drogë dhe më shumë se gjysma e tyre u shpreh se kishte pasur probleme me shëndetin.

A nuk është tragjike të shohësh se çfarë do të thotë të zgjerosh pjesëmarrjen e grave në tregun e punës kur ky treg i prodhuar ndër shekuj është më i egri dhe më çnjerëzori?

Përshtati në shqip Emi Bibolli