Kanceri i gjirit, kur disa fije flokë kthehen në fije shprese

143
Edona Haklaj pas prerjes se flokeve

E kush mund ta mendonte që një fije floku të mund të kthehej në një fije shprese. Por ja që për një grua apo vajzë që ka humbur flokët si pasojë e trajtimit teraupetik kundër kancerit të gjirit, disa fije flokë (një tufë) mund ti japin shumë shprese që shumë shpejt do të mund të kthehet siç ishte përpara përballjes me këtë sëmundje.

Ashtu siç është bërë tashmë traditë dhjetra gra e vajza u mblodhën dje tek Reja, në kryeqytet për të prerë flokët e tyre e për tja dhuruar vajzave e grave të prekura nga kanceri i gjirit. Ky është viti i pestë i aktivitetit “Dhuro flokë, fal shpresë” nga organizata “Europa Donna Albania” që solli sërish shumë emocione, lot dhe lumturi për vajzat e gratë që i dhuruan por mbi të gjitha për ato që do të mund ti marrin si paruke.

Një prej vajzave që dhuroi flokët e saj të gjatë, edhe pse kishte që 9 vjeçe që i rriste, ishte gazetarja e Fax News Edona Haklaj, e cila e njeh mirë betejën kundër kancerit të gjirit, duke patur anëtarë të familjes të prekur nga kjo sëmundje.

“Flokët e mi, nuk ma merrte kurrë mendja që do më jepnit ndonjëherë gëzim më të madh kur të ju heq nga vetja, sesa kur ju kisha brenda vetes. Më duket sikur dhashë një copëz nga unë, nga ai UNI që për vite e vite me rradhë e ruaja me fanatizëm. Si për çudi, sot floku nuk ishte vetëm një fije floku, ishte një shpresë. Një shpresë, sepse ai floku im i tepërt për dikë është nevoja për tu ndjerë dhe njëherë Femër, Grua. Një shpresë sepse një ditë do e kuptojmë që jemi forca e njëra tjetrës, dhe e njëri tjetrit”.

Donjeta Zeqa, drejtuese e “Europa Donna Albania”

 

Haklaj tha se kanceri për fat të keq ka futur kokën në çdo familje shqiptare, e nuk ka kursyer as familjen e saj. Por për fat të mirë të afërmit e saj ia dolën të triumfonin përballë kësaj sëmundje.

Edhe pse në kushte pandemie dhe në një situatë të pazakontë që gjithë bota po kalon, Europa Donna Albania ka pasur një muaj aktiv në kuadër të Tetorit Rozë me aktivitete të ndryshme ku dhurimi i flokëve është kthyer në një traditë tashmë.

bm