Itali, beqarët mund të adoptojnë fëmijë dhe s’ka limite për moshën

29

Për të birësuar një fëmijë në Itali tashmë nuk ka më rëndësi statusi i personit që adopton por cilësia e marrëdhënies me fëmijën.

Për beqarët, çiftet të cilët nuk janë martuar ende apo edhe personat në moshë të madhe adoptimi nuk është më i ndaluar sipas ligjit nr. 17100 publikuar në 26 qershor 2019 nga Gjykata e Kasacionit.

Gjithmonë është i rëndësishëm interesi i fëmijës minoren që adoptohet. Megjithatë preferohen më tepër çiftet të cilat përbëhen nga nëna dhe babai por përderisa nuk ka kushte reale që i pengojnë adoptimi mund të bëhet mjaft lehtë.

Një çështje e veçantë u paraqit në Gjykatë ku prindërit biologjikë të një fëmije 7 vjeç apeluan, por ky apelim u rrëzua pasi këta prindër e kishin braktisur dikur. Fëmija në fjalë ishte tetraplegjik. Kështu, një grua beqare 62 vjeç krijoi një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijën ndaj dhe fëmija i’u besua asaj. Prindërit e fëmijës nuk ishin dakord më këtë vendim dhe u detyruan t’i drejtoheshin Gjykatës, gjë kjo e cila rezultoi pa sukses.

Gjykata shpjegoi se interesi për shëndetin e minorenit ishte primar për ta. Marrëdhënia e gruas me fëmijën pas shumë vëzhgimeve të kryera e kishin përmirësuar atë. Në këtë rast nuk përbënte asnjë rëndësi adoptimi i fëmijës së braktisur por marrëdhënia e konsoliduar e krijuar mes tyre.

Sipas statistikave të adresës elektronike Truenumbers.it për çdo fëmijë që ka nevojë të adoptohet ndodhen 6.91 familje të disponueshme. Adoptimi kërkon kohë dhe një numër të mjaftueshëm seancash gjyqësore të komplikuara.

Për më tepër sipas Komisionit Ndërkombëtar të Adoptimeve, numri i personave që duan të adoptojnë ka pësuar rënie drastike pasi në vitin 2016 numri i kërkesave për adoptim ishte 1548 ndërsa në vitin 2017 ky numër shkoi në 1168.

Përsa i përket adoptimit në vendet e tjera, vendi me përqindje më të lartë prej 17.9 % është Rusia, e ndjekur nga India, Hungaria dhe Kina me 8.9 %.

 

Përshtati në shqip Emi Bibolli