“Ishte drejtor, si e binda të mos vriste gruan”, Pastori tregon si e shmangu krimin

93

Pastori Akil Pano ka treguar në emisionin Opinion, një rast se si një individ i mirëshkolluar dhe me një punë të mirë në administratë kishte vendosur që të vriste gruan. “Zotëria punonte në një dikaster të lartë, në administratë, ishte drejtor. E njihja goxha afër dhe vjen një moment i caktuar dhe më kontakton dhe nuk fliste dot. Më tha të lutem dua të takoj. I them si është puna? Takohemi bashkë dhe më tregon ngjarjen dhe më tregon fakte se si bashkëshortja e tij e kishte tradhtuar dhe ajo e kishte konfirmuar. Ky i kishte kërkuar që të largohej që të shkonte tek prindërit e saj. Mirëpo nuk ishte mjaftuar me aq, trauma e madhe, ky kishte marrë hapa të mëtejshëm, ky kishte gjetur dhe pistoletën. Kishte mbërritur në pikën që e kishte vendosur të bënte krimin”, tregoi pastori.

Por si e bindi ai që të mos bënte krimin?

“Unë i them diçka që nuk e kam thënë herën kaluar, i them e di çfarë pyetje do të bëjë zoti në qiell? A e ke dash gruan? Sa e ke dash gruan?  Po nga e di tha se unë nuk e lexoj në asnjë nga librat që na mësojnë. A nuk thotë Jezusi i Nazaretit duhen të afërmin tënde si veten tënde? Presje pavarësisht, këtë e shtoj unë. Dhe u trondit nga kjo e vërtetë. Dhe më thotë çfarë duhet të bëjmë? I thash jeta është e shenjtë, ti nuk je në gjendje të ruash familjen tënde, ajo është ndarë ka shkuar tek prindërit e saj. Çfarë duhet ti të bësh është se duhet të hapësh zemrën, psikën tënde për të nisur një proces shërimi për t’u pajtuar me atë çfarë ka ndodhur megjithëse e ke të vështirë. Por, çfarë ndodhi nuk ishte një takim, në 6 muaj ne jemi takuar tre herë në javë, nga 2 orë – 3orë. Deri sa në fund fare hoqi dorë, patjetër që hoqi dorë. Ndërsa sot rezulton se është i martuar, ka vazhduar jetën e tij”.

Gjatë vitit 2019, 17 viktima humbën jetën nga dhuna në familje, mbi 4 mijë gra denoncuan dhunën.

Marrë nga Opinion.al