“I fus 100 thika e shkoj në burg”, dibrani pranon se do të masakronte të shoqen

456

“S’ka shanse të më ofendojë apo të më rrahë gruaja se unë I fus 100 thika e shkoj në burg”. Mund të tingëllojë e pabesueshme kjo frazë por është një kërcënim I vërtetë për të vrarë gruan dhe e thënë jo në një bisedë private por para kamerave dhe pubilikut. E për më tepër një fjali e thënë nga një burrë rreth të 50-ave që pretendon se është familjar I rregullt e madje krenohet si dibran prej 500 brezash.

Kërcënuesi në fjalë është thjesht një prej të intervistuarve në faqen e JOQ në Instagram, ku dhjetra njerëz janë pyetur se si do të mallkonin ish të dashurin/dashurën e tyre. Mes shumë përgjigjesh interesante, disa vulgare e me fjalë të ndyra, disa shumë paqësore e shumë me humor, spikat përgjigjja e këtij dibrani që e pranon publikisht se do ta vriste gruan nëse ajo do ta ofendonte.

Pasi gazetari e ka pyetur si do ta mallkonte ish të dashurën, burri në fjalë, apo vrasësi i ardhshëm, thotë duke qeshur se nuk ka të dashur e se është familjar I rregullt. Por kur gazetari e ngacmon me humor me shprehjen “E di unë, flet kështu se ke hall se të rreh gruaja”, mesoburri ndryshon tërësisht tonalitet si I prekur thellë në sedës, e që s’mundet kurrësesi të durojë idenë që ta rrah gruaja.

“Po s’ka shanse me m’rraf se unë I fus 100 thika e shkoj në burg. Për Zotin, po çe du grun un, me m’ofendu gruja. Jam dibran unë or mik, 500 brezash”-është përgjigjja e këtij burri, të cilin nesër nëse gruaja do të guxojë ta ofendojë, mos u habisni të jetë viktima e radhës së një tjetër krimi në familje.

Nëse dikush e shpreh diçka kaq hapur e me kaq krenari, me siguri që e mendon, e nuk është çudi që ta kryejë një veprim të tillë, nëse rrethanat do të jenë të tilla. Pyetja që shtrohet a është ky një burrë që po pranon hapur se do të vriste gruan e tij dhe çfarë duhet bërë për këtë?

E ndërsa secili prej jush mund të ketë një përgjigje të ndryshme, një gjë është e qartë dhe për të ardhur keq, që ky mentalitet dhunues e vrasës ndaj grave na hiqet si burrni alla shqiptare.

bitchmagazine.al