“Hajde zemra e vogël”, pronari i ALPO TV Aristotel Petro thotë se i shkau dora tek të pasmet e minorenes

578

Pronari i televizionit lokal të Gjirokastrës ALPO RTV, Aristotel Petro ka pranuar sot është pikërisht ai burri që shfaqet në videon e publikuar pak ditë më parë në media, ndërsa prek pjesët e pasme të një vajze në ambjentet e televizionit që drejton. Videoja u publikua pak ditë më parë nga gazetari Telnis Skuqi, i cili pretendon se ka edhe dëshmi të tjera nga vajza që kanë punuar në atë televizion, të cilat akuzojnë drejtuesin Petro për ngacmime seksuale në punë. Por i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Petro refuzoi në mënyrën kategorike që ky të ishte një ngacmim seksual.

“Në atë video jam unë, i tëri dhe i bëri. Nuk e mohoj përkatësinë time në video. Unë isha në studio kisha kamerën para. Varet se çfarë po diskutonim, isha duke dalë para emisionit dhe i thashë: Hajde zemra e vogël ik, nuk mund të dalësh këtu. Te këmba mund të ketë shkuar gabimisht, nuk është qëllimisht. Është diçka pa dashje. Shkarja e dorës është pa dashje, herën e dytë. Doja ta kaloja dorën në pozicionin që po bëja punët e tjera”, tha Petro.

Sipas tij, video është një kurth nga ana e gazetarit Telnis Skuqi me të cilin ka patur disa herë mosmarrëveshje përgjatë 10 viteve të fundit e madje edhe 2 procese gjyqësore.

“Ky është një kurth i ngritur nga mua në drejtim të atij që luan rolin e gazetarit, por që është në shërbim të dikujt tjetër. Edhe prania e asaj vajze e dija që është kurth, dhe kam bërë lojën time. Siç kanë bërë ata lojën e tyre, ashtu bëra edhe unë lojën time. Unë e dija që nga pas regjistrohesha nga njerëz që i paguaja në punë, e paguhen edhe nga ai person. Ka mbi 10 vite po bën mashtrime dhe kurthe për mua. Tani do të jetë gjyqi i tretë që do shkoj me të. Do të bëj kallëzim në Prokurori e Gjykatë. Ai është person i urdhëruar që bën shkrime të urdhëruara. Ka futur njerëz në burgje me lajme të rreme. Ordiner i urdhëruar”, tha Petro.

Skuqi: Kam edhe 6 dëshmi nga vajza të tjera kundër tij

Por gjatë ballafaqimit në emission, gazetari Skuqi e akuzoi pronarin e televizionit ALPO RTV për pedofili dhe përfitime seksuale ndaj vajzave të reja që i merr në punë në televizion. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se informacionet e para për ngacmime seksuale nga Aristotel Petro në drejtim të vajzave minorene që kanë punuar në televizionin e tij, e ka marrë 2 vite më parë.

“Para 3-4muajsh kisha një indicie tjetër. Pashë që dy vajzat akuzonin Petron. Kjo e dyta, më dha 5 video të ndryshme. Video që publikova ruajta me fanatizëm identitetin e vajzës, madje kam kontaktuar edhe me prindërit e vajzës. Nëna e saj ka bërë denoncim në polici dhe ka dërguar videon e plotë. Vajza është 17 vjeçe sot. Nuk e di se kur është bërë video, ajo më tha se në gusht të 2020.  Është më e gjatë dhe duket pamja e të dy personave. Ka shumë detaje ajo video. Fytyra duket shumë qartë. 34 sekonda është video. Nëna e vajzës nuk e besonte në fillim. Por më vonë më ka shkruar: ‘Kjo është vajza ime, ky është Aristotel Petro’”, tha gazetari.

Ky i fundit shtoi se ka edhe gjashtë dëshmi të tjera që akuzojnë Petron për ngacmim, dhe që i ka të faktuara.