Flet nusja që “guxoi” të ngrinte dorë mbi vjehrrin: U martova 16 vjeçe, nuk e dashuroja por mësova ta dua burrin

34

U akuzua se kishte ngritur dorë kundër vjehrrit 70 vjeçar dhe portalet nxituan ta kryqëzonin (natyrisht ato jo serioze). E gjitha pas një postimi të një bashkëfshatarit të saj që dërgoi një mesazh portaleve për të treguar turpin e kësaj nuseje që kishte guxuar të vinte dorë mbi një burrë “zotni” e të nderuar. Gjithë kësaj iu shtua dhe një njoftim i vakët i policisë që njoftonte arrestimin e 40 vjeçares pa dhënë asnjë detaj më shumë, arrestim që më pas do të rezultonte i paligjshëm.

Mesazhi i dërguar nga bashkëfshatari i Valbonës i publikuar nga JOQ

Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht, ku turpi mbyt të drejtën, Valentina Pemaj nga fshati Krajen në Lezhë doli në media dhe tregoi një variant krejt tjetër të ngjarjes. Ndërsa fliste në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Valentina rrëfeu për rreth 30 minuta thuajse gjithë jetën e saj, duke thënë se ishte martuar thuajse fëmijë e i kishte shërbyer gjithë jetën fëmijëve, bashkëshortit, prindërve të tij, e madje edhe nënës se vjehrrit (gjyshja e bashkëshortit), një realitet që e kanë përjetuar mijëra gra në Shqipëri por që pak guxojnë ta thonë, aq më tepër publikisht.

“Unë jam martuar 16 vjeçe me shkuesi. Kam mësuar ta dua, nuk është se kam qenë e dashuruar me burrin tim. Kam mësuar ta dua me kalimin e kohës. Jeta të bën shumë të egër, jeta është edhe e padrejtë. Ai më ka futur duart në fyt dhe unë e shtyva. Kur kam shkuar te policia, vjehrri im ishte gërvishtur më shumë. Unë e gësrvishta se unë i kam thonjtë, por ai është bërë më shumë. Është shoqëri maskiliste. Unë të them të vërtetën. Vjehrra ime është dhunuar disa herë edhe në sytë e fëmijëve të mi”- tha ajo.

Valbona tregoi se vjehrri i saj është një dhunues sistematik në familje që ka ngritur dorë edhe ndaj saj, dhe se prej vitesh dhunon të shoqen. Ajo tha se mes tyre ka pasur një konfrontim, dhe ishte pikërisht vjerri që pasi e kishte ofenduar me fjalë të ndyra në sy të fëmijëve, i kishte vendosur duart në fyt. Për tu vetëmbrojtur ajo kishte “guxuar” ti kthente dorë.

“Në ato momente kur mora fletën e arrestit se kam parë burrin më. Mendova se edhe burri… se normal babë është ai thashë “Gomar të bëhet babai, mos hip në të” , është ligji I jetës që prindi duhet të respektohet. Unë besoj në Zot. Kam hequr unazën prej dore edhe I thashë, thuaji edhe Lazit ik e rri me babain tënd se unë nuk do të jem më kurrë gruaja jote.

I thashë se nuk dua të më dalë zot burri. Unë dua që burri të tregojë të vërtetën. A më ka sharë vjehrri im me fjalët më të pista që I thuhen një gruaje? A më ka bërë presion? A më ka thënë në sy të fëmijëvë imorale? Vetëm kështu nuk ndahem prej tij. Po qe se burri nuk tregon të vërtetën pikë e për pe si ka qenë ngjarja thashë se unë nuk do të rri më asnjë ditë me të”.

bm