Feminizmi fjala kyçe e zgjedhjeve në Spanjë, gratë pritet të ndryshojnë balancat

14

Feminizmi është shndërruar në fjalën më të përdorur në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë që do të mbahen këtë të djelë në 28 prill. Pas grevës dhe protestave masive në mbarë vendin gjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas në 8 mars, partitë e krahut të majtë po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për respektimin e të drejtave të grave ndërsa partitë më konservatore po kundërpërgjigjen duke akuzuar për “feminizëm radikal”. Vitet e fundit ka patur mjaft përmirsime në çështjet kyçe në Spanjë, si dhuna me bazë gjinore apo hendeku gjinor në paga, por ekspertët mendojnë se arritje historike si legalizimi i abortit mund të ndikohet nga mbështetja në rritje ndaj partisë ekstremiste të djathtë Vox (Zëri).
Analistët mendojnë se vota e grave mund të ndryshojë balancat në këto zgjedhje. Sondazhet tregojnë se 60 % e zgjedhësve të pavendosur në Spanjë janë femra. Ndaj për të rinjtë, ky është momenti për të bërë një ndryshim të madh. “Mendoj se ka konfuzion mes njerëzve lidhur me atë që përfaqëson realisht feminizmi”-tha një votuese për Euroneës.
Për shhkak të rritjes së ndjeshmërisë ndaj kësaj çështje, shumë parti politike në Spanjë e kanë bërë barazinë gjinore temë qendrore të fushatës së tyre elektorale.“Një nga arsyet e rritjes së lëvizjes feminist në Spanjë është vala e zhvillimeve që nisën në 15 maj ku grupe të ndryshme po bëhen gjithnjë e më aktive e më të përfshira në ndërgjegjësimin e qytetarëve, ndaj për shumë njerëz kjo temë po shndërrohet në prioritet”-thotë Cristina Monge, analiste politike në Barcelonë. Seksizmi, pagat dhe pabarazia në punë janë ende shumë prezenta në shoqërinë spanjolle. Sipas Eurostat, gratë në Spanjë fitojnë 15 % më pak se burrat. Punonjëset e hoteleve kanë protestuar çdo muaj kundër kësaj pabarazie. Një tjetër çështje është lufta kundër dhunës me bazë gjinore, pasi rastet janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar. Ekspertet në fushën e të drejtave të njeriut thonë se shumë gra ende nuk e raportojnë dhunën në polici.
Partia e Punëtorëve Socialistë ka përfshirë në programin e saj një seksion të posaçëm “Spanja feminist” që propozon ndryshime ligjore në kodin penal për të garamtuar një ligj për mundësi të barabarta dhe anti trafikim. Edhe koalicioni Unidos Podemos ka ndryshuar emrin në Unidas Podemos, çka është emër femëror.
Por ndërkohë ka shumë pak gran ë listën për në Kongres. Partia Socialiste në pushtet është ajo që ka prezantuar veten si partia politike më feminist në historinë e Spanjës pasi ka 11 ministra grad he 6 burra në kabinetin qeverisës.
E ndërkohë që pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Dhomës së Deputetëve, një gjë është e sigurtë, sipas analistëve, kryeministri i ri i Spanjës do të jetë sërish një burrë.