E pabesueshme, 2 gra ndjekin dhe filmojnë një burrë ndërsa përpiqet të rrëmbejë e abuzojë me adoleshenten

250

Një video e jashtëzakonshme është bërë virale këto ditë në Britaninë e Madhe, ku 2 gra nga Londra ndjekin nga pas një burrë ndërsa tentonte të rrëmbente dhe abuzonte seksualisht me një adoleshente. Ngjarja ndodhi në Londër

2 gratë, njëra prej të cilave mban gjatë gjithë kohës telefonin duke xhiruar, shohin një burrë që shtyn një vajzë të re në një koridor dhe menjëherë reagojnë. Ato i bërtasin burrit duke e pyetur se çfarë po bën. Përgjigja e tij mezor dëgjohet, por nga larg ai I thotë grave të shohin punën e tyre dhe se vajza ishte motra e tij. Në këtë pikë, ai nis ta shtyjë vajzën dhe i vendos dorën te goja.

Gratë e vendosura vazhdojnë të xhirojnë gjithçka shohin ndërsa i ndjekin nga pas. Njëra prej grave dëgjohet ndërsa pyesin vajzën nëse është mirë. Ndërkohë burri ka të veshur një bluzë me kapuç dhe mban gjatë gjithë kohës dorën tek qafa e vajzës.

Më në fund, në një moment ai ndalon dhe bën përpjekjen e fundit që ti largojë gratë së ndjekuri. Por kur ato afrohen dhe pyesin sërish vajzën nëse është mirë, burri ia mbath nga vendngjarja.

Vetëm në atë moment, dëgjohet ngashërimi i vajzës e cila në lot thotë se nuk e njihte atë burrë. Ajo tregoi më pas se ai e kishte kapur ndërsa kthehej nga shkolla, e detyroi të futej në koridorin e ndërtesës dhe I kishte kërkuar të bënte akte seksuale.

Falë kësaj videoje por edhe kamerave të sigurisë nga ndërtesat aty pranë, policia arriti të identifikojë të dyshuarin si Kadian Nelson, 26 vjeç. E ndërsa nisi kërkimi për të, dhjetra njerëz u mblodhën përpara shtëpisë së tij në Mitcham duke kërkuar arrestimin e Nelson. Ky I fundit u prangos vetëm 2 ditë më pas.

Videoja e xhiruar nga 2 gratë është shpërndare mijëra herë në Twitter duke nxitur reagime të shumta. “Zoti i bekoftë ato dy gra që ndërhynë. Ju lutem mbroni vajzat dhe gratë e reja. Mos rrini indiferent nëse shihni diçka të dyshimtë pranë jush. Falë Zotit ato vepruan shpejt duke mos lejuar që kjo vajzë të abuzohej apo përdhunohej”