Britani, trefishohen vrasjet brenda familjes për shkak të izolimit nga COVID-19

27

Të paktën 16 gra dhe fëmijë janë vrarë nga partnerët e tyre ose të tjerë anëtarë të familjes për shkak të izolimit 3 javor nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Karen Ingala Smith, themeluese e projektit Counting Dead Women dhe pjesëtare e Lëvizjes Feministe Australiane “Destroy the Joint” ka identifikuar të paktën 16 raste midis 23 marsit dhe 12 prillit duke përfshirë dhe fëmijë.

Pesë vitet e fundit gjatë së njëjtës periudhë, mesatarja është pesë vdekje dhe kjo shënon një rritje trefish për vitin 2020. Përveç këtyre shifrave, shoqatat bamirëse kundër abuzimit në familje në Mbretërinë e Bashkuar, kanë raportuar një rritje të numrit të thirrjeve për ndihmë dhe shërbime në internet gjatë periudhës së izolimit. Ky raport është i ngjashëm me raportet në vendet e tjera.

“Unë nuk besoj se burrat e dhunshëm janë produkt i COVID-19. Ajo që ne shohim është vetëm një dritare e vogël e abuzimit që gratë jetojnë gjatë gjithë kohës. Koronavirusi mund të përkeqësojë shkaqet e dhunës në familje por unë preferoj t’i quaj justifikime. Izolimi mund të krijojë vështirësi për të ndihmuar apo mbështetur gratë si edhe mund të jetë pengues për të mbajtur dhunën e burrave nën kontroll”, shprehet Smith.

Ajo shtoi se numri i grave të vrara gjatë kësaj periudhe tre javore është më i larti që ka qënë në 11 vjet. Shtatë persona u vranë nga partnerët apo ish partnerët kurse tre të tjerë u vranë nga babai i tyre.

Alice Elizabeth Taylor/ exit.al