“Bosa që kutërbojnë era urinë”, punëdhënësit që kërkojnë seks në këmbim të pagës

427

Ngacmimet seksuale në punë, vijojnë të jenë një temë për të cilën shumë pak flitet në media, e shumë pak raste raportohen në polici. Por kjo nuk do të thotë që nuk ndodhin, përkundrazi. Por ajo ccka mungon është mbështetja institucionale por edhe shoqërore ndaj të gjithë atyre që kanë frikë të flasin kur ndodhen përpara situatave të tilla.

Vetëm 2 ditë më parë, avokatja e mirënjohur Denisa Daka, që shumë shpesh shkruan dhe ngre zërin për probleme jo vetëm ligjore por edhe sociale të kësaj shoqërie, postoi në faqen e saj në FB, historinë e një vajze të re që prej muajsh shantazhohej nga punëdhënësi i saj që i kërkonte favore seksuale.

Pasi kishte braktisur vendin e punës dhe kështu mundësinë e vetme për të mbijetuar, vajza kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundër punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin, u tërhoq nga nisja e kësaj beteje ligjore.

Postimi i plotë i avokates Denisa Daka në FB

Sipas Dakës, vajza nuk kishte guxuar të ndante atë që i ndodhte me askënd, nga turpi e frika e paragjykimit. Ajo ccka është më e keqe, është se avokatja pohon se janë me dhjetra raste kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.

“Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht”-shkruan Daka.

“Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë përfundimisht para fatit të saj të trishtë”.