Akuzohet se ka përdhunuar vajza 13-16 vjeçare, tjetër padi për R.Kelly

44

Këngëtari i famshëm amerikan R.Lelly është paditur me 11 akuza shtesë për marrëdhënie të jashtëligjshme me minorene. Bëhet fjalë për një aktakuzë të ngritur nga prokurorët e Çikagos me 4 akuza për sulm seksual, 2 akuza për përdorim dhune dhe 5 akuza të tjera. Ndërsa viktimat janë të moshave nga 13 deri në 16 vjeç. Sipas ligjeve amerikane këto janë akuza që dënohen nga 6 deri në 30 vite burg në shtetin e Illinois. Avokati i R.Kelly ka deklaruar se do të shqyrtojnë akuzat njëra pas tjetrës. Gjithësesi këto janë akuzat më serioze nga të gjitha çështjet gjyqësore me të cilat është përballur deri më tani artisti.

Ai u arrestua në shkurt të këtij viti pas 10 akuzave për sulme kriminale ndaj 4 grave, 3 prej të cilave 17 vjeçare. Nuk është ende e qartë nëse akuzat e fundit përfshijnë një tjetër grua apo të njëjtat raste. Një prej këtyre grave ka ngritur edhe një çështje civile prej 50 mijë dollarësh ndaj këngëtarit. Ajo pretendon se e ka njohur atë në maj të 1998-ës kur ishte ende minorene. Sipas akuzës, stafi i Kelly e ftuan vajzën në studion e këngëtarit ku ai nisi të përfitojë prej saj. Kjo situatë zgjati për 1 vit. Por R.Kelly u deklarua i pafajshëm në shkurt të këtij viti duke mohuar akuzat. Ndërkohë publicisti i tij tha në prill se ekipi i tij nuk është aspak i shqetësuar nga akuzat.