11- vjeçarja “mund” Ajnshtajnin, shënon rezultat më të lartë në testin e inteligjencës

88

Kushdo që arrin të ketë një koefiçient inteligjence më të lartë se Ajnshtajni padyshim që bën përshtypje. Por kur këtë e arrin një vajzë vetëm 11 vjeçare, duket gati e pabesueshme. Por në fakt është mëse e vërtetë. Tara Sharifi nga Irani e cilësuar ndryshe si vajza “gjeni” ka marrë 162 pikë në testin e inteligjencës kryer nga organizata prestigjoze Mensa. Rezultati i saj i lartë ka kaluar atë të shkencëtarit gjerman Albert Ajnshtajn dhe fizikantit e kozmologut Stephen Haëking. Testi u zhvillua në Oksford dhe vajza shprehej se ky rezultat e kishte shokuar edhe vetë atë, pasi ishte diçka e papritur. Tashmë e kualifikuar për tu anëtarësuar në Mensa dhe e lumtur për këtë eksperiencë të re ajo shprehet se matematika është shkenca së cilës do i përkushtohet në të ardhmen.
Prindërit e saj u shprehën se rezultati surprizues i ka bërë të ndihen shumë krenarë, ndonëse ishin në dijeni për inteligjencën e vajzës së tyre. Babai i Tarës u shpreh se ajo ishte e aftë të gjente përgjigjet matematikore më shpejt se të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.
Mësohet se testi ishte me shkrim dhe i fokusuar tek afteësia e saj për të kuptuar domethënien e fjalëve. Tara tha për mediat se vendimi për tju nënshtruar testit u mor bashkarisht me prindërit dhe një mundësi shumë e mirë për tu takuar me njerëz të ndryshëm brenda organizatës. 11 vjeçarja ka deklaruar se ka ndërmend ti përkushtohet matematikës kur të rritet.