Hedy Lamarr, ylli i kinemasë që zbuloi Bluetooth-in në vitin 1942

41

Një yll kinemaje. Një kompozitore e rëndësishme. Gruaja që kontrollonte silurët nëpërmjet radios.

Lufta e Dytë Botërore veçanërisht i detyroi vendet e Lindjes të futeshin brenda një dalldie kreativiteti teknologjik pasojat e të cilit ne vazhdojmë ti nominojmë me lumturi dhe në mënyrë të shkëlqyer. Një histori e çuditshme që vjen si rezultat i këtyre shpërthimeve është dhe shpikja nga ylli i ekranit Hedy Lamarr. Gruaja më e bukur e botës ka një rëndësi të madhe pasi formoi bazën e teorisë së komunikimit nëpërmjet internetit modern.

Hedy Lamarr lindi në Vienë në vitin 1914 dhe aktrimi ishte dashuria e saj që në moshë të vogël. Në ato kohë në qytetin ku ajo aktronte teatri merrej me aq seriozitet aq saç marrim ne me seriozitet meme-t me mace. Suksesi i saj i parë që përfshinte edhe një skenë nudo në filmin Ekstazë në 1933 tërhoqi vëmendjen e Friedrich Mandi, njeriu i tretë më i pasur i Austrisë dhe njëkohësisht edhe prodhuesi i paturpshëm i municioneve i cili luante gjithmonë nga të dyja anët kur bëhej fjalë për luftë.

Ata u martuan në vitin 1933 kur ajo ishte vetëm 19 vjeç dhe ai menjëherë e urdhëroi që të hiqte dorë nga aktrimi. Ishte një martesë mizerabël por edhe një avantazh që e ekspozoi Hedyn ndaj një rrjedhe të qëndrueshme shpikesish dhe ndaj ideve të tyre revolucionare për të krijuar armë nëpërmjet radios. Me ndihmën e Luisit të studios MGM ajo u “pagëzua” me një emër të ri, Hedy Lamar pasi emri i vërtetë i saj ishte Hedwig Kiesler dhe filloi karrierën e saj në Hollivud. Por ajo nuk kishte se çfarë të bënte, skenat e Hollivudit e mërzisnin dhe ajo kujdesej të fitonte të ardhura të mjaftueshme por jo duke pranuar çdo rol që i ofrohej.

Kështu që ajo filloi të shpikte, fillimisht mjete të padëmshme si psh mjete kuzhine të cilat supozohet të ta lehtësojnë punën. Por me luftën Europiane që kërcënonte Ameriken duke e “kapur për nofulle” Lamarr e drejtoi vëmendjen tek dizajni i armëve e veçanërisht tek sistemi udhëzues i silurëve. Bëhej fjalë për një armë të mbushur me eksploziv e cila hidhej sipër ose afër sipërfaqes së ujit, zhytej në ujë drejt një objektivi dhe shpërthente afër objektivit sapo takohej me të.

Por këto armë nuk e realizonin qëllimin gjithmonë. Duhej diçka më tepër. Rruga më e mirë ishte përdorimi i sinjalit të radios nëpërmjet një kanali udhëzues për ta bërë sa më të lehtë kështu udhëzimin e silurëve drejt anijeve luftarake. Kjo shpikje e Lamarr ishte fantastike por të mos harrojmë se këto janë instrumentet e vdekjes. Nëpërmjet sinkronizimit të anijes, frekuencës dhe silurëve bëhej i mundur kalimi në shumë frekuenca të tjera. Në këtë mënyrë edhe nëse armiku do të zbulonte apo dëgjonte një zhurmë kjo nuk do të ndikonte në kapacitetin udhëzues të anijes. 6 dekada më vonë ky sinkronizim që shpresohej të parandalonte interferencat dhe të forconte lidhjen u shndërrua në parimin themelor të teknologjisë së Bluetooth-it.

Xhorxh Antheil një modernist i asaj kohe i zhgënjyer u përpoq të ndihmonte Lamarr nëpërmjet këshillave të tij. Njëherë ai kërkoi një aeroplan dhe 16 lojtarë pianosh që të performonin në sinkron me njëri-tjetrin për të çuar përpara ritmikën e tij të pamëshirshme. Ky ishte një dështim total në Amerikë dhe pas dy dekadash Antheil e gjeti veten duke punuar si kompozitor filmash, shkrimtar artikujsh absurdë etj. Këtu filloi dhe bashkëpunimi i tij me Lamarr përsa i përket shpikjeve.

Mekanizmi i tyre i fundit ishte shumë i thjeshtë dhe shpjegonte se anija dhe torpedoja mund të mbanin një shirit të mbështjellë dhe me dhëmbëza në mënyrë që kur torpedoja të hidhej të krijohej një ndërprerës që rrotullohet nga të dyja anët dhe që lëshon nota të koduara të cilat tregojnë ndryshimet e frekuencës. Ky sistem ishte brilant por nuk pati sukses ndaj u mbajt i kyçur dhe nuk u shfaq për dekada të tëra. Në vitin 2000 vdiq Lamarr gruaja më e bukur e botës e madje, nëna e epokës së internetit.

Përshtati në shqip, Emi Bibolli