Gratë duhet të mësojnë të thonë JO! “Tregu i mishit”, një nga 10 librat më të rëndësishëm feministë

80

Verën që shkoi unë vetëm kam lexuar. Pa marrë parasysh ku kam qenë – pranë liqenit, në tren apo në livadh, përherë me vete kisha një libër. Shoqet e mia u ankuan se librat më kishin absorbuar paksa, por kjo aq më bënte, sepse unë isha nisur në një mision. Misioni im ishte t’i lexoj (sërish) dhjetë librat më të rëndësishme feministe të viteve të fundit dhe të shkruaj për çështjet më thelbësore të tyre.

Kohëve të fundit shpeshherë më pyesin se çfarë dëshiron lëvizja feministe dhe a mos e ka tepruar pak me grevat e grave (si në Zvicër, vër. e përkth.) dhe tualeteve «unisex» (për të gjitha gjinitë). Shpesh nuk e di fare se çfarë të them, sepse e di se sa shumë janë shtrembëruar kërkesat thelbësore të feminizmit – përmes ngatërresave të përhershme në Tëitter dhe polemikës së përgjithshme në debat.

Rrjedhimisht, mendova se si mund të shkëputem për një çast nga frazat si #MeToo apo gjuha e përshtatshme për gjinitë, të cilat i acarojnë të gjithë – që të asë për gjërat vërtet të mëdha. Për vizionet që e përbejnë feminizmin. Kështu më lindi ideja të prezantoj dhjetë libra dhe tezat e tyre, të cilat, sipas mendimit tim, nga viti 2011 më së shumti e kanë inspiruar lëvizjen feministe. Bëhet fjalë për bestsellerë të autoreve, të cilat nuk janë të interesuara për të tuar kacafytje në Tëitter, por për të ilustruar një shoqëri të re.

«Tregu i mishit» (Meat Market) nga Laurie Penny

Libri i parë në listën time është «Tregu i mishit» (botuar më 2011) i marksistes britanike Laurie Penny. Është libri i parë «radikal» feminist, që e kam lexuar në jetën time. E kam konsideruar libër të mirë kur kam qenë 18-vjeçare dhe e konsideroj të mirë edhe sot. Nuk është aq e befasishme që autorja ëndërron një botë më të drejtë – por për habi ajo për këtë ia fillon me kultin tonë të trupit.

Obsesionin tonë me gratë trupholla Penny nuk e përshkruan si ideal bosh të bukurisë, por thotë: aty fshihet diçka më shumë. Pas presionit për dietë qëndron mesazhi i përgjithshëm: gratë nuk duhet të zënë vend. Në shoqërinë tonë gratë ushtrohen për t’i heshtur nevojat e tyre – nuk duhet të hanë, por as të bëjnë diçka kundër që gati të gjitha kryejnë punë pa pagesë: fshijnë, hekurosin, kujdesen për prindër dhe edukojnë fëmijët. Tejet impresionues është ky skenar.

Penny thotë: a mund të merrni me mend se çfarë do të ndodhte nëse një mëngjes do të zgjoheshin të gjitha gratë dhe do të ndiheshin mirë në lëkurën e tyre? Pastaj a) do të pësonte kolaps industria miliardëshe e bukurisë. Dhe b) kapitalizmi do të kishte një problem, sepse për të është shumë praktike që ekziston gjinia e «dobët», e cila falas kryen punët që lidhen me përkujdesje. Për të ndryshuar botën, thotë Penny, gratë duhet të mësojnë të thonë jo. Jo urisë. Jo iluzionit se je e lumtur nëse je truphollë. Jo urrejtjes kundër mishit tënd. Jo arkivolit të ngushtë të rolit të gruas.

Citati më i rëndësishëm nga kjo vepër: «Jetojmë në një botë, e cila e pëlqen trupin jorealist të gruas dhe e urren pushtetin e vërtetë të gruas».

 

Nina Kunz/ Përktheu nga gjermanishtja Enver Robelli