“Gra të padukshme”, libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë

54

Ju prezantoj Xhulin.

Ajo zgjohet herët në orën 4:30 për të përgatitur mëngjesin për fëmijët e saj dhe xhaxhain më të mirë të bashkëshortit të saj i cili jeton matanë qytetit e të gjitha këto i bën ndërkohë që pjesa tjetër e familjes së saj është në gjumë. I duhet asaj ta bëjë këtë gjë, pasi ti çosh mëngjesin xhaxhait do të thotë të kalosh një orë më tepër duke lundruar në tranzitin lokal, një sistem ky i projektuar për ata që udhëtojnë nga qyteti në qytet dhe jo për ata që udhëtojnë brenda qytetit siç është vetë Xhuli. Ajo rrëshqet mbi një copëz rruge të mbuluar nga akulli e cila ende nuk është pastruar pasi lagjia e saj ka prioritet të ulët në planin për pastrimin e akullit.

Ajo kthehet në shtëpi e lodhur dhe e lënduar për të marrë fëmijët e saj e për ti çuar në shkollë e më pas për të shkuar në punë. Për arsye se i duhet të planifikojë orarin e kujdesit ndaj të moshuarve dhe kalendarin shkollor të fëmijëve, ajo mund të punojë vetëm me kohë të pjesshme tek një sallon estetik e rrethuar nga kimikate të cilat nuk janë testuar kurrë klinikisht për efektet që shkaktojnë në biologjinë e gruas. I duhet gjithashtu që një pjesë të të ardhurave t’ia japë pronarit të sallonit sepse puna e saj është nga ato punë që nuk monitorohet nga afër prej qeverive.

Kështu ajo përfundon duke fituar më pak se një rrogë minimale. Pas përfundimit të një turni të gjatë, ajo pret autobuzin tek një stacion i cili nuk është i ndërtuar me mure të qarta dhe që gjithashtu fton grabitqarët seksualë. Vitin e kaluar Xhuli raportoi një incident dhe përgjigja që mori ishte se ky rast nuk mund të ndiqej pasi nuk kishte një proçedurë zyrtare. Por ky nuk ishte incidenti i fundit.

Duke kontrolluar celularin e saj, aty ndodhej një shënim nga doktori i saj se gjakderdhja që i kishte filluar pas marrjes së një medikamenti të ri ishte një rast i panjohur dhe se ai po i plotësonte recetën me antidepresantët që Xhulit i duhej të merrte. Rrugës për tu kthyer nga puna, ajo ndalon përsëri tek xhaxhai i bashkëshortit, dhe lëndon shpinën e saj duke u përpjekur për të ndihmuar xhaxhain e rrëzuar përtokë.

Pasi ka përfunduar pazaret dhe pasi ka marrë fëmijët nga qendra e kujdesit të pasubvencionuar ndaj fëmijëve të cilin ajo nuk e përballon dot por që fëmijët duhet domosdoshmërisht ta kenë, Xhuli kthehet në shtëpi pasi ka punuar për 14 orë dhe është paguar vetëm për 7 orë punë. Duhet marrë parasysh se ka punuar e ekspozuar ndaj dëmtimeve kimike dhe lëndimeve fizike situatë kjo, që do të çojë në një grumbull faturash shëndetësore, të cilat do të paguhen me të ardhurat e kursyera nga ajo për edukimin e fëmijëve dhe daljen në pension.

Gjithçka, në kuptimin e plotë të fjalës, çdo pjesë e ditës së Xhulit mbart vuajtje sistematike të cilat duket se janë njohur dhe trajtuar shumë kohë më parë. Problemi mjaft i përhapur i punës së papaguar, mungesa e testimit të pajisjeve farmaceutike, kimike që përdoren nga burrat dhe gratë, paragjykimi i zgjedhjeve tranzit për të favorizuar disa modele udhëtimi, mungesa e vullnetit për të hetuar ndikimin e kujdesit të pasubvencionuar të fëmijëve në segmentet më të prekshme të shoqërisë, reduktohen që të gjitha vetëm nëse qytetërimi kujdeset mjaftueshëm për të mbledhur fuqishëm të dhëna të përshtatshme dhe për të vepruar me një qëllim të caktuar.

Kjo na çon më shumë mundesi tek libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Gratë e Padukshme; paragjykimet në një botë të projektuar nga burrat i shkrimtares Karolina Kriado Perez. Ky libër është një udhëtim i turbullt dhe i fortë drejt pasojave në shkallë të lartë që vijnë si rezultat i mbledhjes së të dhënave nga perspektiva e burrave. Është diçka shumë e rrallë, një libër që të bën ty të konsiderosh edhe një herë çdo supozim themelor mbi ekzistencën e përditshme.

Rripat e sigurimit, krizat e zemrës, uniformat, fabrikat e plastikës, testet apo provat e rrëzimit, kreditë tatimore, programet e bamirësisë, lindjet, dizajni i hapësirës publike, cilësimet e termostatit të gjitha këto objekt pas objekti, shërbim pas shërbimi i bëjnë gratë që të angazhohen në një botë që i trajton ato si devijime biologjike dhe shoqërore. E madje këto “devijime” , nuk duhet të konsiderohen, e as të konsultohen.

Ato po i vrasin mijëra goditje në drejtime të ndryshme të cilat i detyrojnë individët e shëndetshëm dhe të aftë të shtrembërohen apo të bëjnë kthesë për tu përshtatur me botën përreth tyre si dhe për të heshtur e besuar se janë të çmendur ndërkohë që pasojat e padukshmërisë zyrtare të grave marrin kosto të lartë realisht në trupat dhe mendjet e tyre.

Perez shkruan në mënyrë të hollësishme për një rreth të ashpër ku çdokush dhe askush është fajtor për nxitjen e strukturës se qytetërimit sa më afër normave të burrave. Askush nuk ka thënë: hej, le ta projektojmë këtë qytet për ti bërë gratë të ndihen të pasigurta, ti bëjmë taksat stimuluese për gratë e nënpunësuara apo të krijojmë ilaçe për ti vrarë ato ngadalë. Në vend të kësaj, një seri vendimesh nuk e shprehën këtë hap të logjikshëm e te pashmangshëm: peshën e qytetërimit mbi të dyja gjinitë.

Studimet janë më të thjeshta kur bazohesh vetëm tek një gjini, të dhënat janë shumë më të zymta, kështu që qeveritë dhe kompanitë private u orientuan vetëm drejt studimeve mbi sigurinë e burrave, duke e lënë supozimin e neutralitetit gjinor të pakontestueshëm pavarësisht dallimeve të mëdha në mënyrën si gratë i përpunojnë dhe u përgjigjen kimikateve apo traumave fizike.

Kushton më pak të hartosh një uniformë për të gjithë dhe duke qënë se tashmë kemi gjithë këto uniforma burrash gjithandej, le ta quajmë këtë “neutralitet” e të tundim krifat tona me një neveri Viktoriane nëse një grua guxon të përmendë sa e vështirë dhe në disa raste edhe sa e rrezikshme është të përpiqesh të eliminosh mbeturinat e gllabëruara nga kjo shëmti mbytëse.

Kushton më tepër të mbledhësh dhe të analizosh të dhënat dalluese të gjinive për të parë a ka diferenca thelbësore të cilave duhet tu adresohemi, ndaj le ti mbajmë këto gjini sëbashku e ti lejojmë të depërtojnë brenda së vërtetës. Dembelizmi në mbledhjen e të dhënave çon tek informacionet e paplota dhe shndërrohet në një botë që vret gratë nëpërmjet rregulloreve shqetësuese dhe programeve ekonomike që gllabërojnë para nga qendrat e kujdesit ndaj fëmijëve apo të moshuarve për ti shpenzuar më pas në konçensionet e taksave.

Gratë e Padukshme nuk është një lexim i lehtë veror por është një udhëtim drejt tmerreve të shumëfishta të shkaktuara nga një pamendësi e vërtetë. Është një libër që duhet të lexohet. Për burrat, përballja me statistikat e përpikta të grumbulluara nga Perez është thelbësore për të kuptuar si është bota më tepër sesa për ta përjetuar atë si të drejtë. Për gratë, siguron një kontekst që lidh bashkë një numër të dukshëm padrejtësish të izoluara brenda një sistemi që mund të kuptohet dhe sapo të kuptohet, të luftohet. Nëse ka një ngushëllim këtu, ai është se një botë e re emocionuese qëndron përpara sapo fillojmë të shqetësohemi për matjen e barabartë dhe përgjigjen ndaj kufijve dhe supozimeve për atë që kemi.

“Gra të padukshme” nga Karolina Kriado Perez: Paragjykimet në një botë të projektuar nga burrat.

DALE DEBAKCSY