“Ditë e re” për Anouk, artisja holandeze vishet si Nënë Tereza

101

Artistja holandeze Anouk ka publikuar vetëm pak ditë më parë këngën e saj më të fundit “It’s a new day” (Është një ditë e re). Bëhet fjalë për një këngë dedikuar totalisht fuqisë së grave, ku Anouk portretizon gra ikonë të fushave të ndryshme të jetës që nga Zhanë D’Ark, Mari Kyri, Nënë Tereza, Princeshë Diana, Margaret Theçer, Frida Kahlo apo Mishelë Obama. “It’s a new day” i dedikohet kurajos dhe fuqizimit të gruas, si influencës pozitive të grave në të gjitha kulturat, ku këngëtarja nderon kontributin e tyre përgjatë historisë.
“Për videon e re muzikore kam zgjedhur të portretizoj disa gra ikonë. Disa prej tyre janë të parat që janë vlerësuar në fushat e tyre të ekspertizës, disa patën kurajon të ngrihen për veten e tyre dhe të bëjnë hapat e parë për barazi gjinore, ndërsa disa janë lidere dhe aktiviste të ditëve të sotme. Por ka diçka që ato të gjitha kanë të përbashkët: të gjitha kanë luftuar për atë që besojnë dhe ndaj kanë arritur të japin një shembull të jashtëzakonshëm për shoqërinë e sotme dhe janë frymëzim për vajzat e reja në të gjithë botën”-shkruan Anouk në postimin e saj që shoqëron videon e këngës.