7 leksione nga Novelat Napoletane të Elena Ferrantes

145

Novelat Napoletane të Elena Ferrante i kanë dhënë lexueseve shumë gjëra për të festuar por edhe për tu ankuar në të njëjtën kohë. Me një prozë të thellë, autorja italiane që shkruan me pseudonim ka shkruar një seri epike feministe për 2 mikesha në Napoli ndërsa rriten në gjysmën e dytë të shekullit të 20 dhe bëhen adulte në fillim të shekullit 21. Edhe pse vetë Ferrante, përmes emrit të saj të artit, nuk ka marrë përsipër në mënyrë eksplicite markën e feminizmit, gra nga gjithë fushat e jetës kanë gjetur nga pak eksperiencat e tyre të përshkruara me detaje të gjalla. E thënë shkurt, është jashtëzakonisht prekëse të gjesh nga pak veten brenda këtyre faqeve dhe ka kaq shumë për të mësuar nga skenat që Ferrante “pikturon” me dorën e saj eksperte. Pjesërisht rrëfim e pjesërisht frymëzim, Novelat Napolitane ofrojnë arsyetimin e grave të të gjitha moshave për atë që shkrimtaret e hershme feminist e kanë quajtur “Misticizmi femëror”, në veçanti zemërimin, hidhërimin dhe frustrimin për rolin e grave si Seksi i Dytë.
Ka me dhjetra mësime që mund të merren nga Saga Napoletane e Ferrantes por po jut hemi 7 prej tyre:

Arsimohu!
Ndryshimi mes frustrimit të dhuratave të Lilës dhe situatës së Ferrantes si grua që arrin një sukses të jashtëzakonshëm në karrierë mund të përmblidhen në një fjalë: SHKOLLA. Lila detyrohet të largohet nga shkolla fillore dhe Elena shkon në universitet. Kur Lila gjen më në fund një rrugëdalje në kompaninë e kompjuterave, kjo ndodh vetëm sepse përmes Enzos, ajo shkon në kurse dhe mëson çdo gjë që i bie në dorë rreth asaj fushe. Kështuqë: Vazhdoni të mësoni!

Mendoni për veten!
Sa e dhimbshme është të lexosh se si Elena shtrembëron personalitetin e saj për të marrë aprovimin e Ninos dhe Lilës. Sa e mrekullueshme ishte kur ajo më në fund u çlirua nga miklimi për të gjetur mendimet e saja. Të qënit sipërfaqësor e të bërit qëjfin të tjerëve, duke rënë dakord pa kundërshtuar nuk i shërben askujt, e aq më pak vetë juve.

Mos hiqni dorë!
Sa herë Elena donte të hiqte dorë nga studimet? Në fakt, ajo ishte shumë e zënë duke bindur veten që të pranonte vendin e saj si gruaja e punonjësit të pikës së karburantit ndërkohë që duhej vetëm të gjente stimujt për të vijuar shkollën. Ndërsa Karmela duket se ia arrin të jete e lumtur në atë situatë, dhe nuk ka pse të kemi turp për pozicionin tonë në jetë. Thjesht ndryshimi qëndron se Elena nuk e donte atë gjë dhe ishte gati të braktiste qëllimet e saj shumë shpesh.

Kërkoni mbështetje!
Pa përkrahjen e mësueses Oliviero dhe paratë për librat, pa të njëjtën ndihmë nga Lila, pa inkurajimin e së ëmës, Elena nuk do të kishte arritur të përfundonte shkollën. Askush nuk jeton në zbrazëti.

Harrojeni bukuroshin e pabesë!
Oh, Nino: Mos mendo që nuk i vumë re truket e tua. Elena mund ta kishte shpëtuar veten nga gjithë ajo dhimbje koke nëse do të gjente një mënyrë për të shkundur martesën e saj me Pietro (ose një mënyrë më të mirë për ta lënë atë) se sa tja mbathte me atë horrin flirtues.

Ngrijeni zërin!
Kur Elena dhe Lila I dolën për zot vetes e pavarësisht të gjithave, Lila nisi biznesin e saj dhe Elena i tregoi vendin Adelës, ato morën atë që kërkonin. Mjaft me stereotipin e gruas së përmbajtur dhe të druajtur.

Shkoni në plazh!
Sa e lumtur ishte Lila kur notonte. Sa e bukur dhe e qetësuar Elena në diell. Nuk ka asgjë më fantastike se të lejosh vetën të rrethohesh nga kënaqësia për të rifreskuar trupin dhe shpirtin.