Zbulohen eshtrat e gruas luftëtare të Amazonës në Armeni

21

Zbulimi i gruas luftëtare 2500 vjeçare të Amazonës ka ngazëllyer të gjithë hulumtuesit. Eshtrat u zbuluan disa vite me parë dhe tani analizat e kryera tregojnë jo vetëm për kulturën e kësaj gruaje por gjithashtu edhe per mitet e lashta Greke.

Skeleti ndodhet në provincën Lori, në Veri të Armenisë. Gruaja ka qënë pjesëtare e mbretërisë Armene Uratu gjatë Epokës së Hekurit, përkatësisht midis shekullit të IX dhe shekullit të VI. Mendohet se këto gra luftonin për mbrojtjen e territorit të tyre duke marrë parasysh dëmtimet e gjetura në skelet.

Sipas revistës Amerikane Forbes besohet se gruaja ka qënë 20 vjeç dhe trupi i saj i stolisur me bizhuteri është varrosur në një anije prej qeramike. Mbretëria Uratu e Epokës së Hekurit përshkruhet si një mbretëri e fokusuar tek gjuetia, forcat ushtarake dhe ekonomia e tregut.

Arkeologia Anahit Khudaverdyan e Akademisë Kombëtare dhe skuadra e saj publikuan raportin e studimit në Gazetën Ndërkombëtare të Osteoarkeologjisë ( degë e arkeologjisë që merret me studimin e mbetjeve njerëzore ).

Në raport përmendeshin detaje të tmerrshme si për shembull një shigjetë e bllokuar në kockën e femurit. Kjo plagë mendohet se është shkaktuar shumë kohë më parë dhe bashkë me plagët e shkaktuara me kalimin e kohës kanë ndikuar në shpërbërjen e trupit.

“Në anën e majtë të belit dhe në anën e djathtë të gjoksit ka shenja të dukshme ndërkohë që në pjesën e poshtme të këmbës mendohet se është qëlluar me thikë. Plagët mendohet se janë shkaktuar nga një goditje me shpatë e madje edhe nga një goditje tjetër përfundimtare në fushën e betejës me tokmak”, 

Dr. Anahit Khudaverdyan për Gazetën Britanike “Daily Mail”

Të gjitha këto e lidhin këtë grua më një jetë gjakderdhjesh dhe luftërash. Lidhja e fortë e muskujve, muskujt e zhvilluar të kraharorit sugjerojnë se gruaja mund të ketë qënë shigjetare, ndërsa muskujt e mëdhenj në pjesët anësore të këmbëve mund të lidhen me kalërimin.

Besohet se gratë dhe burrat e Uratu-së dilnin gjithmonë bashkë për gjueti ndonëse në këtë zonë nuk janë gjetur të tjera mbetje arkeologjike përveç skeletit të kësaj gruaje.

Armiqtë e Uratu-së si për shembull , skithianët ndryshe paraardhësit e sllavëve luftonin shpeshherë me njerëzit e mbretërisë për territorin dhe gratë luanin gjithmonë një rol kryesor në fushën e betejës.

Arkeologët vazhdimisht punojnë për zbulimin e varrezave të skithianëve dhe kur zbulohen këto mbetje arkeologjike del në pah se këto gra kanë qënë luftëtare, gjuetare, kanë kalëruar, kanë përdorur harqe dhe shigjeta njësoj si burrat.

Përktheu për Bitch Magazine.al Emi Bibolli