Vjosa Osmani, gruaja e parë kryparlamentare në Kosovë

27
Kosova ka tashmë kryeparlaentaren  e saj, ajo është Vjosa Osmani. E para grua kryeparlamentare në Kosovën e pasluftës.

Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës pas largimit të Glauk Konjufcës nga kjo pozitë. Vjosa Osmani, synonte të bëhej kryeministre e Kosovës, por rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit shuajti shpresat për vajzën nga Mitrovica.

38-vjeçarja e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, do të udhëheqë këtë institucion pjesë e të cilit, si deputete ishte për tri mandate.

Para se të bëhej deputete, Osamni ishte këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Por ambiciet politike, ishin me të mëdha për vajzën që ëndërronte të bëhej psikologe por studioi dhe doktori në shkenca juridike.

E martuar me një djalë nga Presheva, politikania që kundërshtonte idenë e Thaçit për ndryshim të kufirit të Kosovës, gëzoi simpatinë e elektoratit duke kundërshtuar politikën e PDK-së që ajo e cilësonte rrezik për vendin.

Osmani, nënë e dy vajzave është njohëse e pesë gjuhëve të huaja dhe ka publikuar disa libra me punime shkencore që mbajnë emrin e saj.