Amadeus, prezantuesi i Sanremos kërkon falje për deklaratat seksiste

46

Prezantuesi i njohur italian Amadeus kërkoi ndjesë të enjten e kaluar për vërejtjen “seksiste” në lidhje me të dashurën e legjendës së garave me motor Valentino Rossi njëkohësisht edhe një nga asistentet e tij në festivalin e Sanremos që do të zhvillohet në muajin shkurt.

Françeska Sofia Navello do të jetë prezantuese e festivalit përkrah Amadeus-it bashkë me 10 gra të tjera. Javën e kaluar gjatë shpalljes së emrave që do të prezantojnë në festival Amadeusi e përgëzoi Françeskën duke u shprehur se e zgjodhi pikërisht për faktin se ajo është e aftë të qëndrojë përkrah një njeriu të madh edhe pse është një hap mbrapa Valentinos.

Feministët dhe të tjerë njerëz e cilësuan këtë vërejtje seksiste dhe një përbuzje ndaj karriesës së Françeskës si modele dhe tani edhe si prezantuese.

“E kam zgjedhur Françeskën për bukurinë e saj, por edhe sepse qëndron pranë një njeriu të madh duke ndërmarrë kështu një hap mbrapa”, u shpreh Amadeus të enjtjen e kaluar.

Feministët italianë dhe politikanet gra janë shprehur se kjo deklaratë është seksiste dhe sipërfaqësore. Amadeus gjithashtu shpjegoi se me “hap mbrapa” i referohej zgjedhjes së Françeskës për të mos qënë në qendër të vëmendjes për shkak të famës së Valentinos.

Rossi është fitues i nëntë çmimeve dhe sportisti më i famshëm i Italisë. Pavarësisht së është 40 vjet ai vazhdon të garojë në nivelin më të lartë në garat me motor MotoGP.

Përktheu për Bitchmagazine Emi Bibolli