Vajza rebele nga Mirdita, që vdiq e shqyer nga macja e egër brenda një thesi

101

Pakkush nuk është tmerruar nga hisoria e Marie Tucit. Duke mbrojtur të drejtën e saj për të besuar lirisht, Maria i doli kundër regjimit kur ishte vetëm 22 vjeç. Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.

Kjo solli arrestimin e saj, torturat çnjerëzore dhe vdekjen mizore. Atë e mbyllën në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër dhe e goditën në mënyrë të vazhdueshme.
Vdiq në spitalin e Shkodrës më 20 shtator të vitit 1950. Ajo është e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare.

 

Historia e saj u bë edhe më shumë e njohur përmes poezisë së Meti Fidanit.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes…