Tërmeti trondit Shqipërinë/ Gjyshja mbron nipin me trup dhe vdes poshtë gërmadhave

106

Teksa pjesa më e madhe e shqiptarëve vraponin për t’i ikur tërmetiti, një gjyshe tregoi dashurinë e saj finale për nipin. Para jetës së saj ajo ka zgjedhur të shpëtojë vogëlushin.

Gjyshja ka humbur jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti teksa ka mbrojtur me trup nipin. Siç shihet edhe në foton rrëqethëse, djali i vogël që është shpëtuar ka qenë në prehrin e gjyshes së tij.

E ndjera ka shtrënguar nipin për ta mbrojtur nga shembjet dhe gërmadhat ndërkohë që vetë ka ndërruar jetë.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që sipas shifrave të bëra publike para pak minutash raportohet për 6 viktima si dhe qindra të plagosur.