Të jesh baba është e thjeshtë, babai nuk të mban 9 muaj në bark

24

Nëna është nënë…

Të jesh baba është pak më e thjeshtë. Babai nuk të mban 9 muaj në bark.

Nuk vjell, nuk ka shqetësime, nuk i shtypet fshikëza për muaj me radhë.

Nuk e ka trupin me shenja bisturish, apo nuk bën lindje natyrale, nuk çmendet nga hormonet.

Nuk sheh gjinjtë t’i kullojnë gjak për të ushqyer fëmijën, nuk rri zgjuar deri në agim, nuk e kontrollon fëmijën 569 herë në një natë, për ta parë nëse merr frymë mirë.

Nuk vuan për ndryshimin që i pëson trupi kur shihet në pasqyrë…

Babai ka gjithmonë një “ndihmëse” për çdo gjë dhe kjo është nëna.

Babai është i mirë, i dashur, bën shaka, luan, bisedon, këshillon, të jep siguri, plotëson nevojat fizike e mendore…

Nëna është ndryshe. Nëna shkon përtej së mirës dhe së keqes.

Nëna është “autoriteti shpirtëror” për fëmijën, nëna heq dorë nga gjithçka për fëmijën. Largohet nga miqtë, heq dorë nga udhëtimet, nga pasionet e saj dhe qëndron në shtëpi me fëmijët, kur të tjerët dalin e zbaviten.

Nëna frymon për fëmijën, jeton për fëmijën.

Nëna nuk ka interes më të madh, sesa ai i mirëqenies së fëmijës së saj.

Nëna di datën e vaksinës, vizitës te mjeku, vuan kur ka temperaturë, sheh lajme ogurzeza në gazeta e mendon “O Zot, po sikur të ishte fëmija im?”.

Nëna përballon çdo gjë si të ishte një ushtri e tërë… mund të mungojnë shumë gjëra, mund të mos kesh shumë gjëra në jetë, por nëna do të jetë gjithmonë aty… pranë teje…
Nëna është thjesht ajo; NËNË.

Mirush Kabashi