Studimi: Gratë janë shofere më të mira se burrat

24
Woman Driver - Car Accident, yells in fear or frustration. Student girl sitting scared in a car. incident happens. Car Crash Accident with a Scared Driver and a instructor

Gratë u janë nënshtruar për dekada të tëra vërejtjeve seksiste, por së fundmi studimet kanë provuar se ato janë shofere më të zonja se burrat. Pavarësisht faktit se gratë kanë dështuar gjithmonë në testin e parë të drejtimit të makinës nga studimet rezulton se ato mbeten përsëri shoferet më të sigurta.

Website-i i statistikave Confused.com  zbulon se kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit vetëm 1 % e grave e shkel atë, ndryshe nga burrat që kapin shifrën 2 %. E kur flasim për ngarjen e makinës në gjendje të dehur përsëri 1 % e grave është kapur në timon nën ndikimin e alkoolit, ndërkohë që për burrat shifra shkon në 5 %.

Nga 600.000 vepra penale të kryera nga drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt rezulton se 79 % e tyre janë kryer nga burrat. Këtë e tregojnë qartë statistikat e studimit ku burrat mbajnë vendin e parë për kryerjen e këtyre veprave.

Përsa i përket siguracionit të makinës, statistikat nxorrën në pah se në vitin 2018 numri i tyre rezultonte 1.4 milion dhe janë përsëri burrat ata që paguajnë dyfish më tepër se gratë. Kjo vjen si rezultat i gabimeve që burrat bëjnë në timon. Historikisht gratë kanë paguar më pak për siguracionin e makinës sepse ato janë shofere të sigurta dhe shumë të kujdesshme.

Përktheu për Bitch Magazine.al Emi Bibolli