Skualifikohet nga “Miss Bota” për faktin se është nënë, revoltohet modelja

63
Fakti se është nënë e pengon të marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Bota”. Kjo i ka ndodhur 24-vjeçares Veronika Didusenko, e cila ka fituar Miss Ukrainën në vitin 2017. Bukuroshja ukrainase ka vendosur që të marrë masa ligjore kundër “Mis Bota”.
Pas u zbulua se Veronika ka një djalë 5-vjeçar organizatorët vendosin ta shkurorëzonin, duke e bërë të humbasë titullin “Miss Ukraina”. Vetëm 5 ditë mbajti kurorën, mungesa e së cilës ia pamundëson pjesëmarrjen në “Miss World” më 14 dhjetor.
Rregullat e konkursit global të përcaktuara në vitin 1951 tregojnë se garueset në konkurs nuk duhet të jenë të martuara apo të kenë fëmijë.
Veronika ka zbuluar se ajo e kishte vënë re rregullin në formularin e aplikimit, por organizatorët e kishin inkurajuar të merrte pjesë në konkurs.
“Ndihesha keq sepse nuk është vetëm historia ime, është histori e mijëra grave në të gjithë botën që mbase duan të marrin pjesë po nuk e gëzojnë këtë mundësi vetëm për faktin se janë nëna”, ka deklaruar modelja.
Ajo vijon më tej: “Pse duhet të përjashtohet një grua pjesëmarrja në garë vetëm për faktin se është nënë? Nuk ka kuptim. Të qenit nënë nuk përbën ndonjë pengesë në aftësinë time për të qenë një profesioniste ose modele e suksesshme.”
“Miss Bota” është një kompani e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Veronika argumenton se politikat ndaj nënave shkojnë kundër ligjit për barazi të vitit 2010, i cili përcakton se është e paligjshme të diskriminosh disa karakteristika të mbrojtura, si martesa, fëmijët apo gjinia.