Si shk*rdhat’!-Poezi nga Suela Bako

3389

Gllënjka nuk ma vrau dot dëshpërimin,
as bërtimën nga veshi s’ma hoqi dot,
si shkërdhatë u fsheha pas gotës e derdha ca lot…

Burri i gruas q’u vra
më bëhet se ka ngritur cdo grua n’hava.
Çdo gruaje i ka ra’ n’dysh me e nda;
shoh cifla grashë q’kërkojnë ndihmë,

e askush nuk është atje, me i pa’…

Por bijtë, po!
Ata qëllojnë më së shumti pas dere, dritareje,
pas tubit të sobës,
kusisë me çorbë,
e klithma e tyre therr
e klithma e tyre shpon
e klithma e tyre levë kokës
Oh, levë kokës gjëmon…!

Gllënjka ime nuk i shpëton!
As ata as mua…

Për një tjetër grua që u vra.
Për të tjera në radhë;
që s’ka vëlla me i mbajt’ gjallë
Se një burrë tjetër pa bo*e
do dalë …
E do vjellë tërë paburrërinë.
Do i vrasë bijës vajzërinë
t’birit trimërinë
nënën e fëmijëve do e bëjë copash;
n’mes t’mëhallës,
fshatit, rrapit…

pastaj do pendohet pakëz …

‘e bëra nga xhelozia’
‘më hante domatet’
‘fëmijët desh t’mi rrëmbente’
akoma më rëndë…
‘donte të më linte’
Kish guxuar e mjera ta linte!

E mama e saj, shkul faqet me duar…

Ende mban turpin, s’ka mot me vën kujën,
veç mort,
veç mort,
veç mort kërkon me taku’ bijën.

Mam’zeza q’t’drejtë me plas qamit s’ka;
mam’zeza që do n’dhe me ra;
mam’zeza q’s’e m’soj dot vajzën q’nga burra t’tillë duhet me u nda,
sakaq
ësht’ turp me i mbajt’.
burra t’tillë ta thajnë der’n e shpisë
e vajzën ta shkulin prej gjisë
e thonë ‘M’fal! M’fal, isha i mërzit!’
“Pata pushkën afër e shtiva me heq mërzinë!”

“Pauuu!”

E klithma e vajzës m’kthehet n’vesh e më vjen prej fundit t’barkut me sha’ !
Vdekja ju harroftë, pabythsa!
Dhimba e nënës, e bijës ju vraftë! Gjumi mos ju mbiftë në sy!
Sytë gjak, i bëfshi me thonjët tuaj;
thonjtë a gruas që vratë mos dalshin prej fytit tuaj,
e ju të jeni gjallë me e pa si vdekja gjënë e keqe e merr ngadalë…
O ju, mos e pafshi një ditë të bardhë!