Shprehje frymëzuese nga gra që guxojnë

37
In this May 16, 2016 photo, Democratic presidential candidate Hillary Clinton waits to speak at a get out the vote event at La Gala in Bowling Green, Ky. Hillary Clinton has a message for Donald Trump: Bring it on. As Clinton's path to the Democratic nomination seems all-but-assured, friends, aides and supporters describe a candidate who is not only prepared to tune out Trump's increasingly direct attacks on her husband's personal indiscretions but believes they will eventually benefit her presidential aspirations. (AP Photo/Andrew Harnik)

Frymëzimi më i madh për gratë, janë vetë gratë. Kur bota mashkullore tenton ta zvogëlojë fuqinë e grave, janë disa gra që janë ndjekur edhe prej vetë burrave.

Ato thonë të vërtetat me zë të lartë, ato shembin klieshetë e rreme që janë ngritur për gratë, ato i shpallin të drejtat e tyre!

“Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër”- Margaret Thatcher

“Një  grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë”- Eleanor Roosevelt

“Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty” – Madonna

“Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve” – Gloria Steinem

“Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh”– Maya Angelou

“Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”– G.D. Anderson

“Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.– Erin McKean

“Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë.”– Melinda Gates

“Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden.”– Dilma Rousseff

“Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes.”– Chimamanda Ngozi Adichie

“Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim’– Angelina Jolie 

“Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”– Ayn Rand

“M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”– Madeleine Albright

“Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është  kapitull i pambyllur i shekullit XXI.”– Hillary Clinton

“Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”– Beyoncé