Protestuesja: Burrat të mos dalin pas orës 7 të darkës, që gratë të jenë të sigurta

19

Pavarësisht një numri të lartë çështjesh kundër grave të cilat raportohen në shumë vende të botës çdo ditë, nuk ka pasur asnjë përmirësim dhe aktivitetet e grave janë të lejueshme vetëm disa orë të caktuara gjatë ditës.

Një çështje e ashpër e cila tronditi ndërgjegjjen e Indisë bëri që njerëzit të dilnin në rrugë për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe për të krijuar një hapësirë të sigurt për gratë.

Një grua e moshuar e cila mori pjesë në marshim u shpreh se burrat janë problemi i vërtetë dhe se për këtë arsye ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.

E irrituar, kjo grua protestuese shtroi pyetjen se përse gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi pas orës 7 të mbrëmjes dhe burrat jo. Ajo sugjeroi se të gjithë burrat duhet të shkojnë në shtëpi para kësaj ore dhe të qëndrojnë më dyer të kyçura pasi vetëm kështu gratë do të jenë të sigurta.

Gruaja u shpreh gjithashtu se mbrojtja që burrat u bëjnë grave nuk është asgjë veçse një cikël gjatë të cilit burrat mbrojnë gratë nga burrat e tjerë. Ajo nuk dëshiron që ta mbrojë një polic, vëllai i saj apo burra të tjerë sepse shkaktarët e problemit janë pikërisht burrat.