Prirje pedofilike? Të famshmit që kryen marrëdhënie seksuale me minorene

150
Talenti i shumë të famshmëve zhvillohet krejt në anë të kundërt me cilësitë njerëzore të tyre. A keni imagjinuar ndonjëherë që aktori juaj i preferuar të ketë një jetë të urryeshme personale?
A i justifikon talenti veset dhe çrregullimet psikiatrike të tyre?
Shumë prej artistëve kanë deklaruar preferencat seksuale duke u shprehur se janë heteroseksualë, homoseksualë, biseksualë, apo edhe preferencën për të qëndruar gjithë jetën beqarë. Por a mos ka qenë kjo një taktikë për të fshehur shenjat e tyre të pedofilisë?
Në vijim do t’u njohim me disa nga historitë e dashurive më të pazakonta të yjeve botërorë me vajza minorene.
Charlie Chaplin
Le të hedhim një sy në vitin 1919. Charlie Chaplin, një nga artistët më të famshëm të të gjitha kohërave ishte 29 vjeç kur u martua me aspiranten për aktore, 16-vjeçaren, Mildred Harris. Martesa zgjati vetëm 2 vite. Në vitin 1924 Chaplin veproi në të njëjtën mënyrë me një tjetër 16-vjeçare, me një ndryshim të vogël, që martesa i zgjati një vit më shumë se e para. Ai e njihte Lita Grey që kur ajo ishte në moshën 6-vjeçare dhe zhvilloi takime me të miturën kur ajo ishte 12 vjeçe.
Elvis Presley
Në vitin 1959, Elvis Presley takoi gruan e tij të ardhshme. Këngëtari ishte 25 vjeç, ndërsa Priscilla vetëm 14. Ata kontaktuan me njëri-tjetrin për 2 vite e gjysmë përmes letrave dhe telefonatave. Pas kësaj kohe Elvisi e ftoi në Las Vegas në një mbrëmje të mbushur me alkool e drogë ku më pas përfunduan në rezidencën e këngëtarit. Ata nuk u martuan deri në vitin 1967. Ndërsa ata të dy pretendonin se Priscilla ishte e virgjër deri në natën e parë të martesës, biografia Susan Finstad e kundërshtoi këtë pohim. Vetë Priscilla ka pranuar se ata të dy kanë fjetur në të njëjtin shtrat dhe se Elvisi e ka mësuar ta kënaqë në mënyra të tjera. Është raportuar se Elvis Presley ka pasur dobësi për vajzat 14-vjeçare para dhe pas martesës me Priscilla Presley.
 
Marvin Gaye
Në vitin 1973, këngëtari Marvin Gaye, edhe pse i martuar takoi dhe i shprehu pëlqimin 17-vjeçares Janis Hunter. “Let’s get in on”, këngën e tij më të famshme ia dedikoi pasionit të tij për adoleshenten. Pasi u takuan, Marvin e ftoi për darkë “adoleshenten e tij” dhe i dha rryshfet kamerierit që t’u shërbente alkool…mbrëmja përfundoi me seks mes tyre. Ajo solli në jetë fëmijën e tyre kur ishte 18 vjeç. Martesa mes tyre zgjati vetëm 3 vite.
Woody Allen
Në vitin 1997, Woody Allen pushtoi mediat botërore me lajmin famëkeq të martesës me thjeshtrën e tij. Edhe pse në kohën kur ata u martuan, vajza ishte 21 vjeç, ata të dy u takuan kur Soon-Yi Previn ishte vetëm 8 vjeç. Ky nuk është i vetmi rast kur Woody Allen ka pasur lidhje me vajza vajza të reja. Kur ishte në moshën 41-vjeçare ai nisi në lidhje dashurie me aktoren Babi Christina Engelhardt, kur ajo ishte 16 vjeç. Një vit më vonë ai nisi një romancë me aktoren 17-vjeçare, Stacey Nelkin.
Paul Walker
Në vitin 2001, ylli i “Fast & Furious” Paul Walker (asokohe 28 vjeç) ishte në një lidhje dashurie me 16-vjeçaren Aubrianna Atwell. Kjo nuk ishte hera e fundit që Walker ishte në një marrëdhënie me një adoleshente. Para se të vdiste, aktori 40-vjeçar ishte në një lidhje me 23-vjeçaren Jasmine Pilchard-Gosnell. Ata janë takuar kur ajo ishte 16 vjeç.
 
Leonardo di Caprio 
Në fundin e vitit 2018, 44-vjeçari Leonardo di Caprio bëri publik lajmin se është në një lidhje dashurie me modelen 21-vjeçare Camila Morrone. Nuk është diferenca mes moshës që përbën lajm, por fakti që ylli i “Once upon a time in Hollywood” e ka njohur modelen kur ajo ishte 11 vjeç. Di Caprio vijon lidhjen me modelen, e cila është në të njëjtën moshë me “Titanic”, filmin që e bëri të famshëm aktorin amerikan.
Michael Jackson
Michael Jackson është akuzuar nga Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët pohojnë se janë abuzuar nga këngëtari kur ishin përkatësisht 14 dhe 7 vjeç. Sipas tyre ai i ftonte në shtëpinë e tij si miq dhe u falte shpesh bizhuteri të shtrenjta, që të mos tregonin. Sa ishte gjallë, Michael i hodhi poshtë këto akuza. Në vitin 2005, ai u lirua nga 10 akuza të tilla. Por mediat amerikane kanë risjellë në vëmendje një intervistë të motrës së tij më të madhe La Toya, e cila deklaron se e ëma e tyre, Katherine Jackson, dyshonte për prirjet pedofilike të Michael që në vitin 1984, kur këngëtari nisi të sillte në shtëpi fëmijë të mitur, pa pasur ndonjë lidhje familjare me ta.
Millie Bobby Brown 
Në vitin 2018, aktorja 14-vjeçare, Millie Bobby Brown zbuloi padjallëzisht se ka miqësi të afërt me reperin kanadez, Drake, 31 vjeç. Ajo ka shprehur se këngëtari e ka këshilluar në lidhje me djemtë. Drake, gjithashtu i shkruan aktores mesazhe të tipit: “Më ka marrë malli”. Ky është po i njëjti Drake që disa herë ka devijuar, ku në rastin e modeles Bella Harris është shprehur: “Thjesht miq derisa ajo të jetë 18”.
Janë të shumtë emrat e tjerë të njohur të botës së artit dhe spektaklit që përmenden për histori dashurie me vajza minorene. Bota vijon e hesht, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë. Dëshmi e qartë e marrëdhënieve të shpeshta të artistëve me vajza nën moshë është edhe historia e Sable Starr. Ajo e humbi virgjërinë në moshën 12-vjeçare…
…Sable Starr
Në vitin 1969, Sable Starr, fansja më e zjarrtë e muzikës rrok kishte një lidhje të shkurtër dashurie me Iggy Pop (I njohur si krijuesi i muzikës Punk). Ajo ishte vetëm 13 vjeç asokohe. Më vonë artisti ka shkruar edhe një këngë për të. Ndërsa virgjërinë e humbi në moshën 12-vjeçare me kitaristin e grupit rrok Spirit. Starr pati marrëdhënie sensual me shumë anëtarë të tjerë të bandave muzikore, duke përfshirë David Bowie, Mick Jagger dhe Rod Stewart. Në vitin 1972 kanë qenë të shumtë yjet e rrokut të cilët vijonin të kryenin marrëdhënie seksuale me minorene. Të gjithë ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, por askush nuk bënte asgjë për ta ndaluar. Lori Mattix ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë në moshën 14-vjeçare me këngëtarin e famshëm David Bowie. Po atë vit, ajo u detyrua të nisë një lidhje dashurie me Jimmy Page, krijues che kitarist i grupit legjendar Led Zeppelin’s. Ishte menaxheri i artistit që rrëmbeu vajzën dhe ia çoi në dhomë Jimmy Page. Page e mbajti Lorin të mbyllur në shtëpinë e tij gjatë pjesës më të madhe të kohës që ishin bashkë.
*Këshillë: Prindër, kujdes kur afroni fëmijët tuaj pranë artistëve të preferuar, mësuesve, trajnerëve, apo të rriturve që kanë një marrëdhënie personale apo profesionale me ta. Ndonjëherë të rriturit me çrregullime seksuale i këshillojnë vajzat e reja të qëndrojnë larg djemve duke i frymëzuar që një ditë të jenë të dashurat e tyre të ardhshme.
Përkthyer për “Bitchmagazine” nga Nik Molla, marrë nga “She the people