Po të mos ishte për gruan e tij, bota nuk do ta njihte këtë njeri madhështor

66

Një djalosh mekanik punonte në një kompani modeste në Detroit, ku fitonte vetëm 11 dollarë në javë si këmbim për punën e tij 10 orëshe për çdo ditë.

Por ky djalosh entuziast kur kthehej në shtëpi e kalonte gjysmën e natës në stallën prapa shtëpisë së tij duke u munduar ta zbulojë një lloj të ri motori.

Babai i tij i cili ishte bujk, përpjekjet e tij i konsideronte të kota dhe vazhdimisht e këshillonte të hiqte dorë nga kjo ide e parealizueshme.

Ishte gruaja e tij e vetmja prej familjes dhe fqinjëve të tij e cila e përkrahte atë me gjithë shpirt dhe qëndronte pran tij tërë natën duke e ndihmuar atë e duke i dhënë kurajo. E kur vinte dimri e mbante llampën e gazit në dorën e saj për t´ia ndriquar vendin e punës burrit të saj, i kërcisnin dhëmbët dhe i dridhej i gjithë trupi i saj por nuk heqte dorë nga kjo sepse e bënte me kënaqësi, kurse ai e quante atë “tifozja ime”. Në këtë gjendje vazhduan ata për tri vite rresht pa ndërprerë!

Në vitin 1893 djaloshi i kishte mbushur të tridhjetat dhe po e kurorëzonte punën e tij me sukses, kur një ditë prej ditësh u zgjuan fqinjët nga një zhurmë e çuditshme që se kishin dëgjuar më herët! Nxituan për tek dritaret e dyert dhe u stepën kur panë djaloshin “Henry Ford” me të cilën ishin talluar për disa vite, hypur në një karrocë me gruan e tij, karrocë jo e zakonshme e cila ecte vetëm pa pasur nevojë për kuaj! Syve të tyre nuk ju besonin kur shihnin që ai shëtitej gjer në fund të rrugës dhe kthehej prap me këtë karrocë magjike e cila quhej “veturë”.

Në atë kohë përjetoi bota një zbulim të ri e cila kishte ndikim të jashtzakonshëm në zhvillimin e qytetit, e nëse Henry Ford quhet “babai i këtij zbulimi” padyshim se “nëna e këtij zbulimi” është gruaja e tij.

Kur u pyet Henry Ford pas 40 vitesh që nga zbulimi i tij, çka do të dëshiroje të bëheshe sikur ta jetoje një jetë të dytë që nga fillimi?
Ai u përgjigj: “Nuk më intereson se çka do të bëhesha, sa më intereson që gruaja ime të jetë pranë meje në jetën time të dytë“.

Me të vërtetë prapa çdo burri madhështor qëndron një grua!
Dhe çdo grua madhështore është e aftë të formojë burra madhështorë të cilët pastaj do të jenë në gjendje ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Përkthim Rijad Imeri