“Po na ngel vajza pa martuar”, këngëtarja: Familja s’donte të merresha me muzikë

26
Fatmira Breçani ka treguar se familja e saj nuk ishin dakord që ajo të bëhej një këngëtare për shkak të mentalitetit që ekzistonte asokohe në vendin e saj të lindjes në Tropojë.

“Ka qenë pak e vështirë që të dilje të këndoje asokohe për shkak të mentalitetit”, është shprehur Fatmira Breçani. “Po pse kush të pengonte? Ka qenë mentaliteti brenda familjes?”, e ka pyetur Jonida Shehu, në emisionin “Soiree”.

“Ishte krejt opinioni siç ka qenë gjithkund. Edhe sot nuk është edhe aq i mirë. Por edhe familja ka qenë pak”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur. “Nuk donin që t’i të bëheshe këngëtare?”, e pyet më tej moderatorja e “Soiree”.

Fatmira Breçani e ka pohuar duke shtuar se prindërit e saj mendonin se nëse do të bëhej këngëtare do të ngelej pa martuar. “Po na ngel vajza pa martuar. Mos e pyet”, është shprehur Fatmira Breçani, duke shtuar se ajo e vazhdoi ëndrrën e saj dhe sot është shumë e suksesshme.