Për të parën herë në historinë e Operas së Vjenës, performohet vepra e shkruar nga një grua

13

Skena e shenjtë e sallës së operas në Vienë, ka parë shumë yje të performojnë, premiera, skandale dhe momente të historisë muzikore, por për 150 vjet në këtë ndërtesë nuk është performuar asnjëherë një opera e shkruar nga një grua.

Ky fakt tashmë do të ndryshojë sepse muajin e ardhshëm do të mbahet premiera e novelës së vitit 1928 “Orlando” e autores Virginia Woolf, në versionin operativ nga kompozitorja Olga Neuwirth.

Kompozitorja 51-vjeçare u shpreh se dëshiron të “shkundë” disi këtë vend demode por të bukur e të mrekullueshëm në të njëjtën kohë. Novela është vepra e parë Angleze, pjesë e së cilës janë edhe personazhet transeksualë. Vepra jep një shpjegim të fuqishëm për grupet e ndryshme gjinore dhe është vepra e preferuar e Olgës të cilën filloi ta lexonte në moshën 15-vjeçare.

“Personazhi kryesor i novelës quhet Orlando, është një burrë i jashtëzakonshëm i cili shfaq dyshim për çdo lloj dualiteti dhe përjeton një sens pavendosmërie në jetë dhe art. Gjithçka lidhet me lirinë e fjalës, me identitetin e njeriut jashtë kornizave të të qënit burrë apo grua”, shprehet Olga Neuwirth.

Personazhi i Orlandos do të luhet nga një artist Amerikan transeksual i quajtur Justin Vivian Bond bashkë me një grup artistësh të operas klasike. Për realizimin e kësaj premiere punuan vetëm gra duke filluar nga Olga e cila shkroi skenarin bashkë më Catherine Filloux, producentia Polly Graham, stilistja Rei Kowokubo etj. Orkestra e skenës përbëhet nga një bandë jazz, tre kore, disa kitara elektrike, violinistë dhe disa persona të cilët përdorin arra kokosi për të krijuar efekte tingujsh.

Opera është konsideruar si arti më paragjykues dhe diskrimiminues për shkak të fateve të tmerrshme që bien mbi rolet e performuara nga gratë megjithatë kjo tani po ndryshon ndonëse me ritme të ngadalta duke i lejuar kompozitoret gra të përfshijnë formate dhe skena të reja.

Premiera është caktuar të jepet në datën 8 dhjetor dhe nëpërmjet saj publiku vjenez do të prezantohet me një version të ri të operas.

Përktheu për Bitch Magazine.al Emi Bibolli